Panorama Sport (Albania)

Krerët, të nervozuar me Montelën

-

Përpara sfidës me Napolin, Masimilian­o Mirabeli ishte shprehur besimplotë për takimin e së shtunës, duke deklaruar se Milani kishte një tjetër marsh, por rezultati që pasoi deklaratën e tij e la shumë të zhgënjyer. Sipas së përditshme­s italiane "La Gazzetta dello Sport", drejtori sportiv kuqezi ka qenë shumë i acaruar, jo vetëm për shkak të disfatës, por edhe për rreshtimin taktik të skuadrës. Për Mirabelin jo vetëm si drejtues, por edhe si ish-futbollist është e pamenduesh­me që sulmuesi të rreshtohet në prapavijë si në rastin e Borinit dhe kjo ka qenë një ndër arsyet që ka bërë që ai të largohet i acaruar nga stadiumi "San Paolo". Montela nuk duket në rrezik për momentin, por pozicioni i tij ka nisur sërish të lëkundet. Paraditen e djeshme me skuadrën pushim duket se drejtuesit kuqezi kanë pasur një takim midis tyre, ku kanë analizuar zgjedhjet e diskutuesh­me të kreut të pankinës së Milanit. Përveç pozicionit të Borinit, ka edhe pikëpyetje mbi rolin e Bonaventur­ës (i izoluar në krah) dhe atë të Lokatelit. Ndoshta në nivel statistika­sh, kuqezinjtë vërtet kanë një rritje, por në fund diferencën e bëjnë rezultatet dhe klasifikim­i me Milanin që aktualisht nuk ka asnjërën...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania