Panorama Sport (Albania)

Notat e Juves

-

SHEZNI 6 - Nuk mund të bëjë asgjë te golat e pësuar. Fluturon ndaj Zapatës, duke i mohuar dopietën personale. LIHSHTAJNE­R 4.5 - Të paktën dy nga tre golat e Sampdorias e shohin si një mungesë të pajustifik­ueshme. Në mbulim duket një amator.

RUGANI 5.5 - Është më pak i dobëti i repartit, ndonëse e gjithë mbrojtja bardhezi ka nisur të tolerojë shumë, por shumë topa. KIELINI 5 - Markimi ndaj Zapatës e lodh shumë, ndërsa Kualiarela e çakordon duke i mohuar pika referimi. Fajtor në golin e tretë. AZAMOAH 4.5 - Në korsinë e majtë, Sampdoria e gjen autostradë gjatë të gjithë sfidës sepse Azamoah nuk është asnjëherë në pozicionin e tij. PJANIÇ 4.5 - Nervoz, faulle pa pushim, i paqartë. Ndeshja nën cilësitë e tij. Në të 80-ën i lë vendin Matuidit (pa notë). KHEDIRA 5 - Me inkursione­t e tij gjen shpesh gjuajtjen dhe shndërrohe­t në një armë të rrezikshme. Por, kurrsesi nuk mund të bëjë skena si ajo e golit të tretë të Sampdorias, ku ndalet dhe mendon vetëm të ngrejë dorën lart për pozicion jashtë loje. E pafalshme!

KUADRADO 5 - Ishte mënyra më e gabuar për të festuar prezencën e tij numër 100 me Juven. Gabon një gol gjysmë të bërë sepse nëse do të kishte realizuar, do të kishim parë një ndeshje krejt tjetër. Në të 72- ën e ndërron Duglas Kosta ( nota 6.5) që ndez menjëherë dritën në korsinë e djathtë dhe shtyn Juventusin të rikuperojë deri në 3- 2. BERNARDESK­I 5.5 - Luajti për herë të parë si trekuartis­t në vend të Dibalës duke e nisur mirë, por i mungon gjithmonë pasimi i fundit. Aty stonoi. Në të 62-ën e zëvendësoi Dibala (nota 6.5), i cili të paktën gjen golin me aksion, atë që i mungonte që nga derbi. MANXUKIÇ 5.5 - Lufton, por nuk është efikas. Sakrifica nuk mjafton për të fituar.

HIGUAIN 6 - Punon në sulm dhe në mbrojtje në pjesën e parë dhe godet me ftohtësi penalltinë. Me pak fjalë, punën e tij e bëri mirë. TRAJNER ALEGRI 5 - Mbrojtja është katastrofë. Eksperimen­ti Bernareski duhet parë, ndërsa rrotacioni ishte më shumë sesa i tepruar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania