Panorama Sport (Albania)

"Nuk arrij ta shpjegoj, por kur humbet, mbahet goja mbyllur"

-

"Nuk dua të komentoj as arbitrat dhe as episodet e penalltisë duke parë atë që bëmë në pjesën e parë. Skuadra kishte gjithçka nën kontroll dhe rastet për të shënuar, por nuk ia dolëm. Nëse pjesa e parë përfundoi 0-0 ishte vetëm për fajin tonë, jo për faj të arbitrit, prandaj nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të nisim të kuptojmë të gjithë bashkë atë që ndodhi në pjesën e dytë". Masimilian­o Alegri nuk kërkon alibi, edhe pse në dy raste futbollist­ët e tij pretenduan për penallti, ndoshta me të drejtë, por trajneri i Juventusit as që ka ndërmend të kapet te ky fakt duke parë golat e shumtë që ka nisur të pësojë skuadra e tij. "Kur humbet një ndeshje, të gjithë duhet të mbajmë gojën mbyllur dhe të mendojmë të analizojmë situatat. Me përjashtim të ndeshjes me Milanin, në asnjë transfertë tjetër nuk kemi dalë pa pësuar gol dhe kjo është diçka shqetësues­e. Pastaj, kur pëson tre gola, është diçka që duhet kapur me pinca dhe të gjithë së bashku duhet të nisim të korrigjojm­ë gjerat në mbrojtje, ndryshe do të vazhdojmë t'i bëjmë keq vetes. Dibala jashtë, një rrotacion i ekzagjerua­r? Paulo ishte një zgjedhje teknike, por më pas luajti dhe bëri mjaft mirë duke shënuar edhe një gol të bukur, por që fatkeqësis­ht nuk na mjaftoi për asgjë. Të gjithë lojtarët kanë pasur impenjime me kombëtaret e tyre dhe këto situata duhen vlerësuar, për më shumë duke parë që më pas kemi edhe Champions-in. Personalis­ht nuk arrij ta shpjegoj këtë humbje duke parë që bëmë një pjesë të parë gati perfekte edhe në të dytën e nisëm mirë, por pësuam tre gola. Këtë nuk arrij ta kuptoj se si mund të na ndodhë...".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania