Panorama Sport (Albania)

10 lojtarët që mund të vijnë dhe largohen në janar

-

Kur duhen edhe 7 muaj deri në fund të kontratës së tij me Barcelonën, pavarësish­t shumë mistereve që kanë shoqëruar rinovimin, në fakt argjentina­si e ka firmosur kontratën e re. Edhe pse asnjë deklaratë zyrtare nuk është bërë ende, nëse Lionel Mesi ka rinovuar në "Camp Nou", gjithçka të dërgon në këtë drejtim. Por, duke lënë mënjanë Mesin, "Daily Mail" ka përpiluar një listë me 10 emrat e talenteve në Europë, që do të jenë të lirë për të biseduar me klube të tjera dhe që mund të synohen nga klubet e Premier Ligës në merkaton e janarit. Mes tyre janë pa dyshim dy veteranët e Bajernit, Arjen Roben dhe Frenk Riberi. Por, një alternativ­ë do ishte ta rishikonim edhe njëherë tjetër Mario Balotelin në Angli. Menaxheri i tij, Mino Raiola, e ka thënë gjithnjë se largimi i sulmuesit italian nga ishulli do të ishte vetëm i përkohshëm. Mesfushori i Shalkes, Leon Gorecka, ka vendosur në radhë emra klubesh si Arsenali, Totenhemi, Junajtid dhe Liverpuli. Gjigantët e Anglisë do të shfaqnin interes edhe për emrat e Stefan de Vraj (Lacio); Hoze Maria Jimenez (Atletiko Madrid); Zhoao Mutinjo (Monako); Hatem Ben Arfa (PSG), Fauzi Ghulam (Napoli) dhe Xhorxho Kielini (Juventus). Nga emrat që mund të largohen nga Premier Liga kryesojnë yjet e Arsenalit, Ozil dhe Sançez, mesfushorë­t e Junajtid, Felaini, Mata, Herrera dhe mbrojtësi Ljuk Shou, talenti i Liverpulit, Emre Xhan, por edhe Ture, Fernandinj­o (Siti) dhe Barklej (Everton).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania