Panorama Sport (Albania)

Dorëzohet Kavani: Nejmar ekzekuton penalltinë e radhës

-

Ishte një përplasje, e cila kërcënoi që të shkaktonte dëme të pariparues­hme në klubin e PSG- së, por që për momentin duket e sheshuar. Nemjar erdhi si lojtari më i shtrenjtë i historisë në "Parc des Princes" dhe natyrisht që pretendont­e të kishte edhe privilegji­n e ekzekutimi­t të goditjeve standarde në fushë. Edinson Kavani kishte ide të tjera kur ia rrëmbeu topin braziliani­t në ndeshjen kundër Lionit. Megjithatë, pas fitores 4-1 ndaj Nantës të shtunën, ish-sulmuesi i Napolit e pranoi se është vendosur se kush do të jetë zyrtarisht ekzekutues­i i penalltive në skuadër. "Nejmar do të marrë përsipër penalltinë e radhës. Ai është i suksesshëm dhe di se si të përballet me presionin. Ne nuk kemi nevojë për të qenë shokë, por do të ndihmojmë njëri-tjetrin në fushë", deklaroi uruguaiani në zonën miks.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania