Panorama Sport (Albania)

"Djajtë", sulm për Deni Rouz në janar

-

Mançester Junajtid nuk heq dorë nga mbrojtësi i majtë i Totenhemit, Deni Rouz, dhe do të nisë një sulm në janar prej 40 milionë paundësh. Në këtë marrëveshj­e, Zhoze Murinjo shpreson që të përfshijë edhe mbrojtësin e tij të majtë, Ljuk Shou. "Djajtë e kuq" janë gati që t'i dyfishojnë rrogën prej 65 mijë paundësh në javë që 27-vjeçari fiton aktualisht në skuadrën e Mauricio Poçetinos.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania