Panorama Sport (Albania)

"Po përpiqem të bind Kutinjon të vijë te PSG"

-

Kapiteni i PSG-së, Tiago Silva, po tenton të bindë me të gjitha mënyrat bashkatdhe­tarin e tij, Filipe Kutinjo, që të zgjedhë të transferoh­et në "Parc des Princes". Liverpuli refuzoi tri oferta të çmendura të Barcelonës për yllin brazilian, por Tiago Silva e fton 25-vjeçarin në Paris, i cili do të gjente përveç tij atje, një koloni brazilianë­sh: Nejmar, Dani Alvesh, Lukas dhe Markinjos. "Flas shumë me Kutinjon. Shpresoj që në fund të sezonit, ndoshta edhe më parë, ai të na bëjë një surprizë të bukur. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të punojë me ne. Ashtu siç ndodhi në rastin e Nejmarit edhe Kutinjos i jap shumë këshilla", tha qendërmbro­jtësi veteran për "Telefoot".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania