Panorama Sport (Albania)

Paulinjo shënon i vetëm sa e gjithë BBC-ja e Realit

Mesfushori i Barçës realizoi golin e katërt me Leganes, sa Kristiano, Bejl e Benzema

-

Kur mbërriti në fillim, zbarkoi plot skepticizë­m, sepse 40 milionë euro për të u dukën një shumë e çmendur. Dhe realisht, daljet e para ishin fare pak bindëse, derisa me vazhdimësi­në e gjetur në lojë, mesfushori brazilian i zbarkuar nga Kina, jo vetëm fitoi minuta në formacion, duke vënë në funk- sion të ekipit të gjithë forcën e tij fizike, por tashmë ka zbuluar edhe instinktin e tij prej golit. Në ndeshjen e fundit, që Barcelona luajti në transfertë ndaj Leganesit, përveç dopietës së Luis Suarezit, që u rikthye te goli pas një mungese të gjatë, ai që festoi për katalanasi­t ishte edhe Paulinjo. Për 29-vjeçarin, ai ishte goli i katërt sezonal, pas tre të tjerëve të festuar në përballje kundër Getafes, Eibarit dhe Atletik Bilbaos. Dhe të mendosh që një mesfushor shkatërrue­s si ai ka mbërritur në të tilla shifra, është realisht një plus shumë i madh për Barcelonën, një mburrje personale madje edhe për braziliani­n, kur mendon se katër gola kanë shënuar sa bashku trioja sulmuese e Realit të Madridit. Mund të duket absurde, por është pikërisht kështu, sepse pas 12 javësh kampionat, Kristiano Ronaldo ka festuar vetëm një gol, Karim Benzema numëron gjithashtu një, ndërsa Garet Bejl, përpara se të dëmtohej kishte realizuar dy. Ky fakt tregon më së miri jo vetëm problemet e mëdha që po kalon Reali i Madridit sivjet në Primera Divizion, por mbi të gjitha konfirmon arsyen, sepse Barcelona tashmë e ka ngritur me njërën dorë titullin kampion, duke qenë se ka një avantazh prej 10 pikësh nga rivalët e përjetshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania