Panorama Sport (Albania)

10 penallti të mohuara, Realit i mungojnë 9 pikë

Kampionët s'kanë fituar ende asnjë 11-metërsh

-

Reali i Madridit sot do të kishte 9 pikë më shumë nëse arbitrat do t'u kishin akorduar 10 rastet e përfolura gjatë 12 javëve të këtij sezoni. Dhe kjo do të thotë se diferenca me Barcelonën në klasifikim do të ishte vetëm 1 pikë. Kampionët e Spanjës nuk kanë fituar ende penalltinë e parë këtë sezon dhe "AS" ka bërë moviolën e të gjitha episodeve të diskutuesh­me, 3 prej të cilave janë në derbin e fundit kundër Atletikos në "Metropolit­ano". Kronologji­kisht gjithçka nis në fund të gushtit, kur Valencia udhëtoi në "Bernabeu" (faull i Parejos ndaj Benzemasë), por Borbalan nuk vërshëlleu. Reali la dy pikë atë mbrëmje. Gabimi i radhës erdhi në javën e tretë, sërish në "Bernabeu". Këtë herë përballë ishte Levante dhe Theo Hernandez protagonis­ti i pengimit në zonë. Reali la sërish dy pikë në shtëpi në atë ndeshje. Padrejtësi­a e radhës ndodhi në ndeshjen kundër Betisit, me tre raste të injoruara nga Mateu Lahoz. Por, i pari ishte flagrant, kur Garsia preku kaviljen e Marselos. Reali la 3 pikë në atë ndeshje. Në javën e 11-të, në Madrid erdhi Las Palmasi dhe "Bernabeu" u bë sërish protagonis­t i dy penalltive të mohuara. Arbitër ishte Sançez Martinez, i cili nuk pa një faull të Mishelit ndaj Kasemiros. Pak minuta më vonë, Mauricio Lemos mbërriti vonë në një dyluftim 50-50 me Naçon. Por fatmirësis­ht, ato nuk ndikuan në fitoren e vendësve. Tani vijmë në "Wanda Metropolit­ano". Rasti i parë është goditja me kokë e Lukas Fernandezi­t ndaj Ramosit duke i shkaktuar këtij të fundit edhe frakturën në hundë. Borbalan vazhdoi lojën edhe pas një prekje të topit me dorë nga Godin. Dhe në fund, arbitri nga Almeira nuk donte t'ia dinte edhe kur Fernando Torres tërhoqi Naçon duke e penguar që të godiste me kokë pas zhvillimev­e të një goditje këndi. Dy pikë të tjera të humbura nga kampionët.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania