Panorama Sport (Albania)

Diferenca e 10 pikëve është përmbysur 6 herë në histori

-

Diferenca e skuadrës kryesuese me ndjekësen e saj më të afërt prej 10- pikësh është përmbysur 6 herë në historinë e kampionati­t spanjoll. Kjo statistikë bën që Reali dhe Atletiko duhet të besojnë në një remuntada, pavarësish­t se një gjë e tillë nuk ka ndodhur në 20 vitet e fundit. Ajo ka ndodhur në vitet 1929, 1950, 1952, 1953, 1981 dhe 1992, por duhet të kujtojmë se nga 1929-1995 fitorja vlente 2 pikë. Më spektakola­rja është përmbysja në sezonin 1928/ 29. "Los Blancos" kryesonin atëherë me 12 pikë diferencë, ndërsa Barcelona kishte vetëm 5. Kishin mbetur vetëm 11 javë deri në fund, çka do të thoshte vetëm 22 pikë. Reali është dorëzuar sërish në sezonin 1949/ 50. Ata kryesonin me 19 pikë pas 13 javësh, ndërsa rivalët e Atletikos renditeshi­n në vend të 11- të me vetëm 12 pikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania