Panorama Sport (Albania)

Stoli i Asensios, i detyruar nga kriza e golit të titullarëv­e

-

Markos Asensio, një talent që e përkëdhel e gjithë bota, por në të njëjtën kohë klubet e mëdha të botës e lakmojnë dhe do ta prisnin krahëhapur. Ai, ashtu si Isko kanë qenë ata që, në mungesë të Kristiano Ronaldos, i kanë dhënë freski, oksigjen, spektakël, por edhe gola e pikë skuadrës. Por, së fundmi, ai po vuan një krizë minutazhi, duke qenë se trajneri Zinedin Zidan nuk po e preferon në fushën e lojës, edhe pse ky fakt po i shton francezit të stolit shumë armiq, çdo ditë e më shumë. Specialist­ët e futbollit spanjoll e duan me çdo kusht në fushëAsens­ion dhe kjo u kuptua fare qartë edhe në derbin ndaj Atletikos, ku edhe pse luajti vetëm 14 minuta, në ato ai bëri më shumë sesa pjesa tjetër e skuadrës. Por problemi i fantazisti­t spanjoll quhet Karim Benzema dhe Kristiano Ronaldo. Zidan po i lë sa më gjatë në fushë ata që të dalin nga agjërimi i golit, ndërsa të tjerët si Isko, Kros, Kasemiro e Modriç janë të pazëvendës­ueshëm, Asensios nuk i mbetet gjë tjetër veçse të presë momentin e tij. Ai jo vetëm që nuk e ka humbur buzëqeshje­n, por në të njëjtën kohë meriton shumë më shumë minuta, pavarësish­t se ata që e kanë prangosur quhen Ronaldo e Benzema.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania