Panorama Sport (Albania)

Rafinja, drejt largimit në janar

-

Mbrojtësi brazilian i skuadrës së Bajernit, Rafinja, është vënë në shënjestër të një tjetër klubi nga Brazili, kësaj here bëhet fjalë për Palmeira të Sao Paolos. Disa kohë më parë, mediat gjermane zbuluan se mbrojtësi bavarez ishte një prej më të preferuarv­e për klubin e Kruzieros. Mirëpo, me sa duket, Rafinja ka vendosur se do të provojë një eksperienc­ë të re duke qenë se edhe familja e tij jeton në Brazil. Gjatë ditë së djeshme mbrojtësi i kampionëve gjermanë është shprehur: "Ndiej se është momenti për të provuar një eksperienc­ë të re. Gjithashtu dua të jem edhe më pranë familjes, pasi kam shumë kohë që ia ndiej mungesën së tepërmi. Kam nevojë për një ndryshim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania