Panorama Sport (Albania)

Zamer: Ançeloti e shteroi skuadrën

-

Skuadra e kampionëve gjermanë ka pasur një nisje jo të mbarë gjatë sezonit aktual, teksa drejtohej nga trajneri italian, Karlo Ançeloti, i cili u shkarkua nga detyra pas humbjes në fazën e grupeve të Champions-it me skuadrën e PSG-së, me rezultatin 30. Gjatë ditës së djeshme, ish-drejtori sportiv i skuadrës së Bajernit, Matias Zamer, ka folur duke kritikuar ish-trajnerin Ançeloti për nisjen e dobët duke thënë: "Në periudhën kur skuadrën bavareze e drejtonte trajneri italian, Karlo Ançeloti, është vënë re një shterim i fuqive të lojtarëve. Sidomos atëherë kur tha se askush nuk duhet t'i tregojë atij si funksionoj­në gjërat në klubin e Bajernit. Por, dikush duhet ta kish bërë, pasi mentalitet­i në Mynih është i ndryshëm nga klubet e tjera që ai ka drejtuar".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania