Panorama Sport (Albania)

Euforia, Roben shkund ekipin

Holandezi u kërkon bavarezëve të përveshin mëngët gjatë këtij sezoni

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Skuadra e kampionëve gjermanë ka arritur të marrë tri pikë mjaft të rëndësishm­e në javën e 12-të të Bundesligë­s gjermane duke mposhtur skuadrën e Augsburgut me rezultatin 3-0 falë dopietës së bomberit polak, Robert Levandovsk­i, dhe mesfushori­t kilian, Arturo Vidal. Superlativ­at për Levandovsk­in nuk kanë munguar edhe nga portieri i rivalëve të Augsburgut, Marvin Hic, i cili në përfundim të kësaj përballjej­e ka thënë: "Robert Levandovsk­i është një sulmues, i cili mund të bëjë çdo gjë. Ai është i jashtëzako­nshëm dhe mund të përshtatet me çdo skuadër". Por nga ana tjetër, trajneri i bavarezëve, Jup Hejnkes, nuk është surprizuar nga paraqitja e shkëlqyer e polakut duke thënë: "Nuk jam aspak i surprizuar. Lojtarët e nivelit botëror këtë kanë për detyrë të bëjnë, të shënojnë sa më shumë gola". Edhe pse kjo ishte fitorja e 500-të e trajnerit, për një prej lojtarëve të skuadrës së kampionëve gjermane është ende herët për të festuar. Gjatë ditë së djeshme, "holandezi fluturues" i skuadrës së Bajernit, Arjen Roben, ka thënë: "Ishte një fitore mbresëlënë­se, e cila do të zgjasë për disa kohë". Por, sipas mesfushori­t holandez,

kjo fitore nuk i siguron skuadrës së Bajernit ende asgjë. Edhe pse skuadra bavareze është në kryesim të renditjes në Bundesligë, kjo s'do të thotë se titulli është i sigurt sipas Roben, i cili e sheh ende herët momentin për të festuar. Gjatë një deklarate për median gjermane, "SportBild", mesfushori holandez ka thënë: "E shoh ende herët momentin për të festuar në Bundesligë. Nuk mund të kënaqemi me kaq, pasi në këtë sezon kemi parë se asgjë nuk është e sigurt në Bundesligë dhe nuk i dihet se ç'mund të ndodhë në javët në vazhdim. Ç'do ndeshje që kemi luajtur ka pasur vështirësi­në e saj dhe nuk mund të fitosh pa derdhur djersë. Për të vazhduar me këto ritme, duhet të punojmë edhe më shumë nga sa kemi bërë dhe të fokusohemi në përballjet e ardhshme". Gjatë ditës së mërkurë, kampionët gjermanë do të udhëtojnë drejt Belgjikës për t'u përballur me skuadrën e Anderlehti­t në Champions League për sfidën e kthimit, për të cilën bavarezët kërkojnë me çdo kusht triumfin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania