Panorama Sport (Albania)

Kimish: Leva, një nga më të mirët në Europë

-

Një prej lojtarëve, të cilët kanë shkëlqyer gjatë këtij sezoni me fanellën e kampionëve gjermanë, është edhe anësori Xhoshua Kimish, i cili do të publikojë gjatë ditë së sotme një dokumentar lidhur me karrierën e tij për median gjermane "Bild". Gjatë këtij dokumentar­i, ai ka folur edhe për largimin e trajnerit italian, Ançeloti, dhe krahason Bajernin me skuadrat më të mira në Europë duke thënë: "Largimi i trajneri italian nuk ka qenë aspak pozitiv për skuadrën. Edhe kur luaja në Lajpcig, përjetova diçka të njëjtë me trajnerin Aleksandër Corniger dhe ka qenë si një disfatë për lojtarët e skuadrës. Megjithatë, trajneri Jup Hejnkes ka sjellë një frymë tepër pozitive për skuadrën tonë". Sa i përket krahasimit mes Bajernit dhe skuadrave më të mira në Europë si, Real Madrid, Mançester Siti dhe PSG, Kimish ka shtuar: "Me rikthimin e Hejnkesit kemi hedhur hapa të rëndësishë­m për të ecur përpara. Nëse Reali ka Ronaldon, ne kemi një sulmues të jashtëzako­nshëm si Levandovsk­i, dallimi nuk është i madh".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania