Panorama Sport (Albania)

“Levandovsk­i nuk largohet nga Bajerni”

-

Trajneri i skuadrës së Bajernit, Jup Hejnkes, ka folur edhe për sulmuesin polak, Robert Levandovsk­i, pas përfundimi­t të sfidës së javës së 12-të të Bundesligë­s ndaj Augsburgut duke thurur elozhe, si dhe duke zbuluar se ai nuk do të largohet nga skuadra bavareze, ku tha: "Ai ka ende një kontratë me klubin e Bajernit dhe jam i bindur, me sa kam folur, se ai nuk do të largohet kurrsesi nga Mynihu". Sa i përket paraqitjes ndaj Augsburgut, Hejnkes shtoi: "Ai ka lyer flokët, por ajo çka më intereson më shumë është se ai vazhdon të shënojë, kjo është detyra e tij kryesore dhe jam i lumtur që po ia del mbanë më së miri". Hejnkes ka folur edhe mbi zëvendësue­sin e polakut duke thënë: "Deri më tani situata me Vagnerin nuk ka ende një përgjigje përfundimt­are, ndaj nuk dua të flas më deri kur të arrihet në një përfundim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania