Panorama Sport (Albania)

Kastrioti thyen Besën dhe nis arratinë

Kavajasit harrojnë të fitojnë, shfaqen të përgjumur dhe humbin dy vende në renditje

- FERIZ FERIZAJ

Kastrioti merr arrat inë dhe fut Besën në krizë. Humbja e tretë radhazi dhe e dyta në shtëpi bën që kavajasit të mbeten në kuotën e 12 pikëve dhe të humbasin dy vende në renditje. Nga ana tjetër, krutanët mbeten jo vetëm në krye, por edhe të pathyeshëm pas 8 javësh kampionat. Pas 6 fitoreve dhe dy barazimeve shkojnë në kuotën e 20 pikëve dhe të shkëputur me 6 pikë nga rivali më i afërt, Besëlidhja. Një gol i Xhynejt Çutrës u ka mjaftuar për të vijuar serinë e rezultatev­e pozitive dhe vendosin "diktatin" në Kavajë, përballë një Bese, e cila ishte në një ditë realisht të keqe.

PJESA E PARË

Të besuarit e Samuel Nikajt shfaqen kërkues që në nisje, me Çutrën dhe Markun që futen në zona të rrezikshme, por pa "shënjestru­ar" siç duhet. Kavajasit janë "të përgjumur" dhe rrjedhimis­ht nuk arrijnë që të ndërtojnë asnjë

aksion për të qenë. Kastrioti shfaqet pragmatist dhe në të 30-ën e sheh veten në avantazh pas një eurogoli. Një goditje dënimi ekzekutohe­t mjeshtëris­ht prej Çutrës, i cili shtang portierin dhe çon shifrat në 0-1. Sinella mundohet që të ndryshojë diçka, duke "freskuar" formacioni­n, por më kot, pasi edhe në 15 minutat e mbetura mbetën hije e vetvetes në fushën e lojës. Ishin "të mpirë" dhe tejet të lexueshëm për kundërshta­rin.

PJESA E DYTË

Rinisja e lojës sjell një reagim të kavajasve, përmirësoh­en ndjeshëm dhe krijojnë më shumë, por duket se as fatin nuk e kanë në favor, pasi godasin vetëm... shtyllën. Nisën disa zbritje dhe u mor disa herë iniciativa për kalimet përpara, sidomos nga e djathta, por mungoi "regjizura". Sulmi mbeti i shkëputur, veproi pa ide e intuitë, duke sjellë një "çoroditje" si në pasime. Shumë më të organizuar e të qartë shfaqen miqtë. Marrin masa të rrepta në prapavijë dhe kundërsulm­ojnë rrezikshëm me Lilajn e Çutrën, ndërsa edhe lojtarët e tjerë mbështesin e dublojnë mirë. Ndonëse nuk shënuan një tjetër gol, rastet e krutanëve disa herë qenë tepër të rrezikshme. Kastrioti, falë grintës së admirueshm­e, ia doli jo vetëm që të ruante epërsinë dhe mbyllte me fitore minimale këtë transfertë.

 ??  ??
 ?? Foto: F. Hazizllari ?? Kastrioti duke festuar fitoren në Kavajë
Foto: F. Hazizllari Kastrioti duke festuar fitoren në Kavajë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania