Panorama Sport (Albania)

Protestë e rrallë e Kevitanit për gjykimin

- Shkëlqim Hasani

Tirana B dhe Kevitani kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen e djeshme të luajtur në "Skënder Halili". Një sfidë e luftuar fort deri në momentet e fundit, ndërsa lojtarët e Kevitanit kanë kontestuar penalltinë e akorduar për bardheblut­ë. Fraksioni i parë ishte pothuajse i barabartë ku rastet kanë qenë me pikatore, nga një për secilin ekip. Ndryshe ka qenë fraksioni i dytë, ku bardheblut­ë kërkojnë të shënojnë, por portieri mik Shera në disa raste ka qenë shpëtimtar. Miqtë përfitojnë dhe, në një kundërsulm të rrezikshëm në minutën e 56-të, Tabaku del i zbuluar në zonë dhe shënon për Kevitanin. Në minutën e 75-të, Tirana B fiton një penallti të shkaktuar nga Tabaku. Lojtarët dhe pjesëtarët e stafit të Kevitanit protestojn­ë për këtë 11-metërsh, aq sa në dy raste futbollist­ët godasin topin që vendoset te pika e bardhë. Pas 2-3 minutash ndërprerje, më në fund ekzekuton Aruçi dhe 1-1. Në minutat në vazhdim nuk ka më ndryshim rezultati. Drejtuesit e Kevitanit e kanë konsiderua­r vendim tendencioz 11-metërshin e djeshëm, ndërsa deklarojnë se ndihen shumë të diskriminu­ar nga arbitrat në këto javë kampionat. Kujtojmë se Kevitani ka në përbërje lojtarë të rinj në moshë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania