Panorama Sport (Albania)

Luzi kthehet te fitorja, thyen Kukësin B

- Aldo Buzi

Pas humbjes së pësuar disa ditë më parë në transfertë me Adën, dje Luzi 2008 ka fituar në shtëpi ndaj Kukësit B me rezultatin 2-0. Takimi u dallua për luftën e fortë sportive midis lojtarëve të të dyja skuadrave duke qenë se ishte një përballje e fundtabelë­s. Për shkak të disa mungesave në formacion nga dëmtimet, trajneri Ilir Duro kishte aktivizuar nga minuta e parë E.Xekën dhe Kurtin që u paraqitën mjaft mirë. Me kalimin e minutave, vendësit duken më aktivë në lojën sulmuese dhe në të 33-ën dhe 37-ën, Hyka dhe O.Xeka provojnë nga distanca, por shpërdoroj­në. Kukësi B është thuajse inekzisten­t. Pas shumë përpjekjes­h, Luzi do të zhbllokojë rezultatin duke shënuar me O.Xekën në të 40-ën që ndjek me vëmendje aksionin dhe i vetëm me portierin e dërgon topin në rrjetë. Pjesa e dytë do të jetë përsëri në favor të Luzit që, pas futjes në lojë të Bejkos, duket më i freskët në qarkullimi­n e topit. Me gjithë përpjekjet e vendësve dhe miqve, loja ngec në mesin e fushës. Në të 80-ën, Luzi mund të kishte gjetur dhe golin e dytë, por topi i goditur nga Kurti përplaset në shtyllën dhe rikthehet në lojë. Në minutën e 85-të ka penallti për Luzin. Ekzekutimi­n e merr përsipër Çullhaj që shënon golin e dytë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania