Panorama Sport (Albania)

Fitore me përmbysje, Orikumi mban ritmin

- Roland Suli

Orikumi nuk ndalet dhe vazhdon të jetë në krye të grupit së bashku me Elbasanin me pikë të barabarta. Bregdetarë­t kanë fituar dje në transfertë­n e Tepelenës ndaj skuadrës vendëse. Edhe pse e panë veten shumë shpejt në disavantaz­h, Orikumi përmbys gjithçka në pjesën e dytë. Një 3-pikësh që i mban bregdetarë­t në të njëjtin hap me Elbasanin.

NDESHJA - Loja nis e shpejtë dhe miqtë hidhen në sulm që në minutat e para. Megjithatë, vendësit mbrohen mirë dhe në disa momente tentojnë të kundërsulm­ojnë. Të parët që kalojnë në avantazh janë vendësit. Në minutën e 26-të ka një aksion model dhe pas një pasimi të saktë, topi përfundon te Xhafa që në zonë godet saktë dhe shënon, 1-0. Miqtë reagojnë menjëherë dhe krijojnë raste për shënim, por nuk arrijnë të finalizojn­ë. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Tepelenën. Me fillimin e së dytës, trajneri i miqve Artan Sakaj bën ndryshime dhe ndihen efektet në lojë. Ndërsa, vendësit nuk arrijnë të ruajnë dot ritmin që kanë miqtë. Fillimisht është Shehu që barazon rezultatin dhe më pas Çaushi që realizon golin e dytë për miqtë. Në minutat e mbetura, Orikumi e menaxhon siç duhet avantazhin dhe largohet nga Tepelena me një 3-pikësh të rëndësishë­m. Ndërsa vendësit tregojnë edhe një herë se këtë sezon do të luajnë vetëm për t'u renditur në mesin e tabelës, pasi e kanë të pamundur që të pretendojn­ë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania