Panorama Sport (Albania)

Ikën Tavekio, propozohet Paolo Maldini

Ish&presidenti' (o pagua) për *enturën, me n)ë gol do isha hero

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Ashtu siç parash ikohej, Karlo Tavekio dha dje dorëheqjen nga posti i presidenti­t të Federatës Italiane të Futbollit. Gjithçka ndodhi në mbledhjen e Këshillit Federal të këtij institucio­ni, që zgjati vetëm 15 minuta. Në mbrëmjen e së dielës, ku dukej se Tavekio nuk kishte ndër mend ta hidhte këtë hap, pasi dëgjoi të gjitha deklaratat e përfaqësue­sve të ligave të futbollit italian, ai në fund u dorëzua duke e lënë postin e tij në krye të qeverisë së futbollit italian.

DEKLA3ATAT - Në fjalën e tij për bordin e federatës, Tavekio theksoi i nervozuar: L Çakejtë M politikë penguan çdolloj diskutimi dhe për këtë arsye unë dhashë dorëheqjen. Në ditët e fundit u përballa me ndryshimin e qëndrimit të disave prej jush dhe kjo është arsyeja pse kam vendosur të largohem". Në përfundim të mbledhjes që zyrtarizoi edhe largimin e tij, Tavekio u ndal për mediat duke dhënë një tjetër deklaratë në mbrojtje të detyrës dhe punës së tij: "Po paguaj unë për Venturën dhe për një shtyllë që na mohoi golin ndaj Suedisë. Po të kishim shënuar, pa dyshim do isha shpallur hero". Shpërthimi i ish-presidenti­t ishte një vetëmbrojt­je që ngjasonte njëkohësis­ht me një akuzë: "Ç'duhet të bëja, të largoja Venturën në pushim të ndeshjes së kthimit? Nuk u largova sepse gabova, por sepse skenarët ndryshuan. Nuk ndihem i tradhtuar pasi askush nuk më tradhtoi, thjesht disa njerëz ndryshuan mendim".

ASAMBLEJA - Njëkohësis­ht ish-presidenti Tavekio kërkoi dorëheqjen edhe për të gjithë anëtarët e Këshillit të Federatës, kërkesë kjo që u pranua. Këto largime u kërkuan të gjithë, duke nisur nga sindikata e fut-

bollistëve, drejtuesit e Lega Pro, politikanë­t dhe presidenti i Komitetit Olimpik Italian, Hhovani Malago. I vetmi që e përkrahu deri në fund ishte Renco Jlivieri, por dukshëm mbështetja e tij nuk mjaftoi.

45 DITË - Me gjithë shkarkimin e Tavekios dhe

Këshillit Federal, ata kanë kohë 90 ditë për të organizuar dhe zgjedhur kreun e ri të Federatës Italiane të Futbollit. Nuk do të ketë asnjë president të përkohshëm, me Tavekion që do vazhdojë të ndjekë organizimi­n e Europianit të 2019-ës për moshën nën 21 vjeç dhe që gjithashtu

do të merret me zgjedhjen e qyteteve që do të presin disa nga ndeshjet e Europianit të futbollit 2020. Nga ana e tij, Komiteti Italian Olimpik ka kërkuar një mbledhje urgjente për ditën e nesërme si kundërmasë për këtë krizë të futbollit institucio­nal italian.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania