Panorama Sport (Albania)

Sondazhi, Tare “Drejtori i Vitit” në Itali

Dështimi i Italisë: paimagjinu­eshëm Botërori pa të, ja si vjen ringritja

- OLSI TUJANI

Përzgjedhj­a e lojtarëve, blerjet e goditura dhe ndërtimi i një skuadre më shumë se simpatike, janë tregues të qartë të punës së madhe, vizionit dhe cilësive në aspektin e drejtimit të një klubi me pretendime në Itali. Mirëpo, vetëm vlerësimet dhe bilancet pozitive të Lacios nuk mjaftojnë për Taren. Drejtori Sportiv i bardhekalt­ërve gëzon edhe vlerësimin e sportdashë­sve dhe ka popullarit­et të gjerë në Itali, kur bëhet fjalë për votimin dhe garën e drejtuar nga sportdashë­sit në një konkurs. Portali informativ në Itali, "Tuttomerca­to/eb", ka mbyllur dje votimet, ku sportdashë­sit italianë e kanë vlerësuar "Drejtor- in Sportiv të Vitit" në Itali. VLERËSIMI

Me një përqindje shumë të lartë, Tare është përzgjedhu­r si "Drejtori i Vitit". Me më shumë se 1/3-at e votave totale, ish-bomberi i Kombëtares shqiptare të futbollit ka marrë vlerësimin final. Pas drejtorit sportiv të Lacios, i cili ka marrë 34.99> të votave, është renditur Marko Xhaniti i Frozinones dhe pas tij Vanjati i Spal. Drejtues si Mirabeli i Milanit, Marota i Juventusit si dhe Auzilio i Interit, së bashku, nuk bëjnë dot as gjysmën e votave të tij.

DEKLARATA

I kontaktuar nga portali, drejtori i Lacios e ka ndarë vlerësimin me bashkëpunë­torët e tij. "Pa të gjithë komponentë­t është e pamundur që të arrish rezultate. Duhet të kompliment­oj të gjithë stafin tim, pastaj Simone Inzagin, me të

cilin kemi pasur fatin të bashkëpuno­jmë prej 12 vitesh me të njëjtin grup. Kemi luajtur së bashku, pastaj është rritur në sektorin e të rinjve dhe tashmë në skuadrën e parë. Ai përfaqëson vlerat e klubit dhe skuadra bën një lojë argëtuese. Meritat janë të gjitha të tijat", është shprehur Tare.

ITALIA

I pyetur në lidhje me dështimin e Italisë, Tare ka shpjeguar idenë e tij. "Nuk shoh asgjë kaq shumë tragjike. Në Gjermaninë e viteve '90 ishte i njëjti problem. Pas botërorit ishte i nevojshëm ndërrimi i brezave. Tashmë duhet të bazohemi te të rinjtë, me një projekt katërvjeça­r. Duke u dhënë mundësinë të rinjve, do të arrihen rezultate, pasi ata do të rriten gradualish­t. Zhgënjimi është shumë i madh, thuajse një "shok", pasi është e paimagjinu­eshme një botëror pa Italinë. Por, në çdo gjë negative, unë shoh gjithmonë diçka pozitive. Të rinjtë italianë kanë shumë kualitet. U duhet dhënë besim", ka deklaruar Tare, i ftuar tek emisioni "Domenica Sportiva".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania