Panorama Sport (Albania)

“Iuliano gabonte me formacioni­n, Starova e njeh mirë Superioren”

-

Jurgen Bardhi ishte promotori i fitores së Partizanit në transfertë­n e Kukësit. Në intervistë­n e dhënë pas ndeshjes për "Supersport", 20-vjeçari u tregua i sinqertë në përgjigjet e tija duke treguar problemet që ka pasur skuadra me trajnerin italian, Mark Iuliano. Ai pohoi se Starova e njeh më mirë futbollin shqiptar, kështu që pas fitores me Kukësin, pritet të vijë edhe ndryshimi i vërtetë. Bardhi ka treguar rolin e tij të preferuar në fushë, por ka sqaruar edhe për mbledhjen, ku drejtuesit i shkundën lojtarët para Kukësit.

Fitore e rëndësishm­e për skuadrën. Çfarë ka ndryshuar te ky Partizan tani? Për mendimin tim, nuk ka ndryshuar shumë ekipi aktual nga Partizani i mëparshëm, edhe pse rezultatet po vijnë, ndërsa më parë nuk i kishim. Për sa i përket krahasimit të trajnerëve, Starova na njeh më mirë. Iuliano mundohej shumë, por ai nuk e njihte kampionati­n shqiptar. Iuliano gabonte me formacioni­n dhe zgjedhjet e tij, pasi nuk i njihte lojtarët.

Si jeni ndierë me Prognin në majë të sulmit?

Më pëlqen sulmi tani, por më shumë më pëlqen të luaj mbas sulmuesit. Sot (dje) vendosesha dhe mbrapa pykës dhe ai është pozicioni që më pëlqen më shumë.

Ka ndryshuar diçka tani që luani titullar? Sa e ndieni këtë gjë? Edhe Iuliano më donte shumë, më përkrahte shumë në stërvitje. Edhe Starova më ka dhënë shumë minuta. Kjo fitore sot, i jep skuadrës mundësi të ecë më para.

A pati efekt mbledhja që ju bënë drejtuesit, ku u përfol edhe për penalitete? Presion nuk ka te Partizani. Në mbledhje na thanë se jemi shumë mbrapa me pikët, dhe duhet të marrim më shumë pikë. Ishte një mbledhje që duhet të ecnim përpara. Ishte kusht që të merrnim pikët dhe të ngrinim moralin dhe Partizanin aty ku i takon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania