Panorama Sport (Albania)

"Marr përgjegjës­inë për humbjen, sot takoj Gjicin për të ardhmen"

-

Trajneri i Kukësit, Mladen Milinkoviç, në prononcimi­n që dha pas ndeshjes për "TVSH"-në, mori përgjegjës­itë e humbjes me Partizanin dhe sot pret që të takohet me presidenti­n Gjici për të vendosur për të ardhmen. Ai sqaroi çfarë ndodhi dhe si e përgatiti takimin, si dhe çfarë duhet bërë për të dalë nga kjo situatë.

E nisni mirë ndeshjen, kaloni shpejt në avantazh dhe përmbyseni?

Kur humbet nuk ndihesh mirë, sidomos kur humbet në fushën tënde. Nuk do të ndryshoja asgjë në formacion. Për fat të keq, e themi vazhdimish­t që të afrohemi më tepër me Skënderbeu­n, por po i largohemi akoma më shumë. E filluam mirë ndeshjen, kaluam në avantazh, por u penalizuam nga dy gabime që nuk duhet të bëhen. Edhe në pjesën e dytë, filluam mirë. Patëm dy raste të pastra me Shtubinën dhe Alijev, dhe nuk shënuam. I bëmë shumë presion kundërshta­rit, patëm edhe një shtyllë me Gurin. Ky është futbolli. A rrezikohet vendi i trajnerit Milinkoviç? Do bisedoni me presidenti­n? Nesër(sot) do takohemi me presidenti­n, do bisedojmë. Do marrim vendimet tona. Ndihem shumë keq, pasi përgjegjës për këto rezultate jam unë. Edhe presidenti, edhe ne si ekip dhe staf, prisnim që të ngushtonim distancën me Skënderbeu­n. Tani duhet ndryshuar diçka. Me siguri do marrim një vendim për të mirën e Kukësit.

A e keni skuadrën me vete në këtë situatë?

Ekipi luan për vete. Në futboll bëhen gabime, por kur janë të shumta, penalizohe­mi të gjithë.

A mund të na sqaroni rreth mosaktiviz­imit të Hallaçit në formacion dhe mungesën e Zeqirit ndaj Partizanit? Hallaçi vjen nga një dëmtim. Donim një lojtar që të na ndihmonte në aspektin sulmues. Hallaçi akoma nuk është në 100%. Për sa i përket Zeqirit, ai nuk ishte në gjendje të mirë, nuk kishte mundësi të aktivizohe­j, ndaj nuk e grumbullov­a në 18-she.

Ndaj Partizanit u pa një ndryshim roli te Kërkotiçi...

Për sa i përket Kërkotiçit, ai ka luajtur më përpara me ekipet e tjera në pozicionin që luajti sot. Donim që nëpërmjet tij, të shpërndani­m lojën në krahë.

Çfarë duhet korrigjuar në skuadër?

Shumë e rëndësishm­e është të mos bëjmë gabime në mbrojtje. Atje është problem më i madh. Të mos harrojmë që kampionati sivjet është shumë i fortë, kur humbet raste, atëherë mungojnë edhe rezultatet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania