Panorama Sport (Albania)

Moxhi: Skadoi afati, Çani duhet të prishë kontratën

"Rikthimi i Torasës? Ai nuk është nga ata që shënon gola..."

-

Luçiano Moxhi ka de klaruar dje në "RTSH" se sulmuesi Edgar Çani duhej të ishte gati në mesin e nëntorit dhe se tani duhet që ta prishë kontratën me konsensus, ose të ulë pagën. "Starova pas 10 minutave të para mori situatën në dorë. Në këto ndeshje që ka drejtuar nuk ka gabuar asgjë. Partizani duhet të bëjë atë kampionat që presin të gjithë këtë sezon. Nuk e kemi nisur mirë kampionati­n, por gjithsesi skuadra duhet të flasë në fushë dhe jam i bindur se do të bëjmë një kampionat të mirë", tha fillimisht Moxhi.

Çfarë nuk shkoi?

Nuk shkuan disa gjëra. Nuk patëm lojtarët në formën e tyre më të mirë. Sezoni varet nga dy faza. Nga korriku deri në dhjetor dhe pjesa tjetër është faza e dytë. Duhet të presim edhe pak, të mos nxitohemi!

A është e vërtetë se ju dhe ish-trajneri Iuliano nuk e njihnit realitetin shqiptar dhe prandaj përfundoi në këtë pikë Partizani?

Po, mund të jetë e vërtetë. Por nuk mund të them se stafi ishte deficitar, sepse bëhet fjalë për njerëz që kanë punuar edhe në kampionate të tjera dhe kanë dalë kampionë.

Çfarë ndodhi me blerjet e bujshme?

Shifrat e shpenzimit janë të mëdha, por nuk dua të hyj në këtë çështje, pasi nuk jam këtu për t'i bërë gjyqin klubit tim. Unë i shoh gjërat shumë mirë, edhe pse kam syze. Mendoj se gjithçka ka të bëjë me përshtatje­n e lojtarëve në grup. Disa lojtarë nga të rinjtë do të qëndrojnë, por do të vijnë edhe në janar disa të tjerë.

Pse nuk u përshtatën lojtarët që erdhën?

Mendoj se ka pasur edhe një çështje aftësie nga individë të veçantë, por mbi të gjitha ky është një proces normal. Të gjithëve u duhet pak kohë për t'u përshtatur. Çfarë ndodh me Çanin? Çani, për fat të keq, është dëmtuar dhe ne i thamë se, nëse nuk rikuperohe­j deri në mes të nëntorit, atëherë ose duhej të prishin kontratën me konsensus, ose duhet të rishikonim termat ekonomikë. Unë i mbetem kësaj fjale. Nëse ai është gati të vijë e të stërvitet normalisht, dakord, por nëse nuk ia del, atëherë duhet të ulemi edhe të flasim.

A jeni i lodhur nga futbolli, ashtu sikundër keni thënë në median italiane?

Unë i lodhur? Jo! Sot (dje) isha i lodhur vetëm nga i ftohti në Kukës. Po ju them se do ta dyfishoj aktiviteti­n tim këtu që Partizani të arrijë në nivelet e duhura.

A do të kthehet Torasa te Partizani, duke qenë se ju thatë se ishte një lojtar që nuk i përshtatej Partizanit?

Nuk kam folur me Torasën dhe nuk jam në dijeni. Ndoshta ai kthehet dhe mund të kthehet pa dijeninë time. Nuk e di a do të kthehet, por unë dua që sulmuesit e dytë edhe të shënojnë. Ai shënonte shumë pak. Edhe aty ku është, ai po luan shumë pak. Tani nuk e di se kush ka të drejtë...

A keni vendosur gjoba? Nuk kemi vendosur gjoba, por ama u kemi thënë lojtarëve që, nëse kanë probleme dakord, të vijnë t'i diskutojmë, por nëse ka arsye

të tjera atëherë mund t'i kapim edhe me shpulla... (qesh).

Çfarë prisni nga Starova, ndryshe nga Iuliano?

Sot Starova u tregua shumë inteligjen­t dhe përshtati skemën sipas rivalit. Tregoi që e njeh goxha mirë kampionati­n. Ai di të lexojë shumë mirë kundërshta­rët dhe e vuri në vështirësi mbrojtjen e Kukësit. Këtë kërkoj unë nga një trajner.

Nuk mjafton një buxhet kaq i madh sa i Partizanit për të ndërtuar një ekip konkurrues?

Po të heqësh disa lojtarë, atëherë ul edhe goxha shpenzime. Por unë pres diçka nga ajo që skuadra tregoi në Kukës. Pra që tregoi se mund të bëjë gjëra të rëndësishm­e.

Çfarë lojtarësh do të merrni kur thoni se ata kushtojnë shumë, por ju do të ulni shpenzimet?

Atëherë, po ju them se, në fund të vitit, Partizani do të shesë lojtarë që të fitojë para. Për këtë mos u shqetësoni se mendoj unë. Sa i përket ndonjë largimi, kjo mbetet për t'u parë. Nëse vjen ndonjë lojtar që kushton shumë, atëherë po ju them se, në fund, Partizani do të fitojë

më shumë se sa ka harxhuar. Tani Partizani ka shpenzimet më të larta në kampionat dhe shifra ndoshta është absurde, por gjithsesi po ju them se kemi një plan të mirëfilltë bashkëpuni­mi në merkato në Gjermani dhe Itali. Nga e gjithë kjo Partizani do të përfitojë. Për momentin jam unë i pari që them se nuk jam i kënaqur për ecurinë tonë, por duhet të presim.

Nga të gjithë lojtarët që sollët në merkato, vetëm njëri prej tyre ishte në fushë në fitoren e sotme (dje)...

E thashë që jam i pakënaqur. Do përpiqemi të gjejmë disa zëvendësue­s për ndonjë lojtar që nuk përmbushi pritshmëri­të. Por jam i sigurt se, deri në fund të kampionati­t, do të ketë ndryshime të mëdha.

Ç'mendim keni për futbollin shqiptar?

Nuk është ndonjë futboll taktik dhe nuk ka as lojtarë që të bëjnë diferencën duke dribluar një apo disa kundërshta­rë. Luhet kryesisht me pasime të gjata dhe me kundërsulm­e. Por Starova e njeh shumë mirë atë dhe e tregoi mjaft mirë edhe me Kukësin. Ndaj më pëlqen shumë Starova.

 ??  ?? Moxhi, Gjici, Haxhia dhe Pregja dje në stadiumin “Zeqir Ymeri”
Moxhi, Gjici, Haxhia dhe Pregja dje në stadiumin “Zeqir Ymeri”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania