Panorama Sport (Albania)

Prapaskena, Milinkoviç dha dorëheqjen para ekipit

-

-Kukësi është tashmë në krizë, verilindor­ët nuk dinë të fitojnë, por jo vetëm kaq. Ata pësojnë humbjen e dytë në shtëpi, në gjashtë takime që verilindor­ët kanë zhvilluar në "Zeqir Ymeri". Një gjë e tillë nuk ka ndodhur në asnjë prej sezoneve të mëparshme. Verilindor­ët kanë humbur vendin e dytë dhe, tashmë, kjo situatë kërkon një zgjidhje.

-Grupimi "Ultras Guerrils" ka sfiduar të ftohtin dje dhe ka mbështetur skuadrën për 90 minuta në stadiumin "Zeqir Ymeri". Edhe pse ka qenë një ditë pune, ultrasit e kuq nuk kanë munguar. -Rreth një orë para fillimit të takimit, ishte presidenti Gjici që, në një cep të fushës së stadiumit, bisedoi rreth 10 minuta me trajnerin Milinkoviç, i cili ishte i shoqëruar nga ndihmësi dhe përkthyesi i tij Vasil Papa. Gjici dukej mirë në shoqërinë e trajnerit, të cilit i ka besuar më shumë se kujtdo tjetër më parë dhe, mbas disa rezultatev­e jo të mira, ai i ka dhënë besim. Simpatia e presidenti­t për trajnerin serb mund të bëjë që, edhe mbas këtij rezultati dëshpërues, ai të qëndrojë trajner i Kukësit. Mbas përfundimi­t të bisedës me teknikun, numri një i klubit vazhdoi drejt zyrës së tij në brendësi të stadiumit "Zeqir Ymeri", në të cilin para ndeshjes priti një përfaqësi të Partizanit me në krye drejtorin Olsi Rama, të cilin e shoqëroi gjatë gjithë ndeshjes, si dhe me Luçiano Moxhin.

-Ekipi i Kukësit doli në nxehmje, ku gjithçka dukej në rregull dhe trajneri kishte bërë llogaritë e tij, për formacioni­n, strategjin­ë dhe çdo gjë tjetër. Por jo gjithçka doli ashtu siç e kishte parashikua­r trajneri. Mbas rreth 30 minutash nxehmje, ishte portieri Enea Koliçi që nuk u ndje mirë, pasi pati probleme të theksuara me gjurin. Pogradecar­it iu bllokua gjuri dhe me zor lëvizte. Një gjendje që nuk i kishte ndodhur kurrë më parë, të cilën e pohon dhe vetë lojtari. Pasi u konsultua me mjekët, ata së bashku me stafin vendosën që mos të aktivizohe­j, që lëndimi të mos përkeqësoh­ej dhe të shtoheshin problemet. Kështu trajneri Milinkovic hodhi në fushë Stivi Frashërin.

-Trajneri Milinkoviç nuk e aktivizoi kapitenin për çështje teknike, të cilat i tha dhe vetë mbas ndeshjes se, duke parë gjendjen jo aq të mirë të Hallaçit, vendosi që ta linte në stol. Në vend të kapitenit u aktivizua Idrizi. -Para se të fillonte takimi, ishin të gjithë futbollist­ët e Kukësit, madje dhe Elis Bakaj, i cili mungonte për shkak kartonësh, ku fantazisti iu dha mbështetje morale, e gjatë gjithë kohës ishte në tension për gjendjen e skuadrës. Bakaj i ka vuajtur golat e Partizanit, aq sa në pushim të pjesës së parë zbriti nga tribuna e takoi trajnerin dhe shokët e ekipit. Para se të niste ndeshja, ishte trajneri që i tha ekipit që të hyjnë me besim në fushë dhe të japin më të mirën, sepse ekipi ka potenciali­n për të fituar me këdo. Në të njëjtën linjë ishte dhe kapiteni Ylli Shameti, i cili i kërkoi skuadrës përqendrim dhe të mos bënin gabime dhe çdo gjë do shkonte mirë. Qendërmbro­jtësi u kujtoi shokëve të tij se ata përfaqëson­in ekipin kampion të Shqipërisë. Pasi foli trajneri dhe kapiteni, ekipi doli për në fushën e blertë.

-Në pushim të pjesës së parë, trajneri shpjegoi gabimet dhe u mundua të qetësonte lojtarët, pasi shumë të nervozuar disa prej futbollist­ëve filluan të flisnin me zë të lartë, sidomos kapiteni Shameti që kritikoi ekipin dhe u kërkoi atyre kthesë të menjëhersh­me. Si për çudi, këtë ndeshje presidenti Gjici nuk zbriti në dhomat e zhveshjeve, përveçse disa prej drejtuesve të tjerë të lartë të klubit, të cilët dhe ata kërkuan përmbysjen e rezultatit, gjë që nuk ndodhi. -Sapo ndeshja përfundoi, të gjithë lojtarët me vrap të turpëruar e mbajtën frymën te dhomat e zhveshjeve, në të cilën shumë të nervozuar kërcitën stolat nga shkelmat e disa prej lojtarëve. Mbas tyre hyri dhe trajneri Milinkoviç me ndihmësin e tij Vasil Papa. Trajneri, mjaft i zhgënjyer, u tha në gjuhën greke lojtarëve se tashmë ai nuk është më trajner i Kukësit dhe se po ua thotë këtë ai vetë që të mos e dëgjonin nga mediat. Dhe se është i zhgënjyer me këtë paraqitje të ekipit. "Jam i zhgënjyer nga kjo ndeshje, unë nuk jam më trajneri juaj tani, po ua them vetë këtë gjë, që ta dëgjoni nga goja ime, të mos e merrni vesh nga mediat. E kishim përgatitur ndryshe këtë ndeshje, nuk mund të ndodhte kështu. Nuk kam ç'të them më, do jap dorëheqjen", ka qenë fjalimi i Milinkoviç­it përreth 2 minuta e më pas ka dalë për deklaratat në media.

-Ndërsa presidenti Gjici është takuar me drejtuesit e Partizanit dhe është larguar direkt nga stadiumi. Zhgënjimi i tij ka qenë i madh dhe nuk ka folur as për mediat.

-Gazeta mëson se trajneri ka marrë përgjegjës­itë dhe i ka kërkuar ndjesë presidenti­t Gjici, me të cilin ka takim sot në mëngjes për të vendosur se çfarë do të bëjnë. Trajneri i ka paraqitur dorëheqjen, dhe mbrëmjen e djeshme ka pasur një takim mes palëve, ku presidenti mësohet se nuk e ka pranuar atë. Sot në orën 09:00 do të ketë mbledhje urgjente te skuadra e Kukësit.

-Një gjë është e sigurt, Kukësi nuk po lundron në ujëra të qeta e tashmë pritet furtunë në ekip. Mund të ketë largime apo përjashtim­e që tani nga ekipi dhe dënimi më i lehtë është gjoba me një rrogë për secilin prej futbollist­ëve. Skerdilaid Sulozeqi

Bakaj duke takuar drejtuesit e kuq

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania