Panorama Sport (Albania)

Shpërdoron Luftëtari, Laçi merr pikë në Gjirokastë­r

Bluzinjtë bëjnë "vetëvrasje", vijojnë të humbasin shumë raste

- TOMOR SHEHU

Gol në start dhe në limit, por në Gjirokastë­r nuk ka fitues, edhe pse luhet një ndeshje mjaft e luftuar dhe e hapur deri në sekondat e fundit. Luftëtari shpërdoron një mundësi të artë për të bërë kthesën, ndërsa Laçi tregon se është jo më kot në pozita komode në klasifikim. Shpërdorim­i i rasteve vijon të mbetet një gangrenë për bluzinjtë e Hasan Likës, që, edhe pse luajnë mirë, nuk shfrytëzoj­në në maksimum atë që krijojnë. Portierët e dy skuadrave, Ruçi dhe Selmani, kanë pasur jo pak punë, teksa me pritjet e tyre evituan gola të sigurt. Barazimi kënaqi më shumë Laçin e Mezanit, ndërsa gjirokastr­itët u dëshpëruan.

PJESA E PARË - Ndeshja nis me gol dhe çfarë... goli. Bregu "shpik" një asist fantastik duke nxjerrë të lirë Abazajn, me këtë të fundit që mposht Selmanin që në minutën e 2-të. Fillim më të mirë se ky nuk mund të kishte për bluzinjtë. Megjithatë, me kalimin e minutave loja ekuilibroh­et, pasi Laçi shtyn përpara. Uzuni, Nika dhe Rexhinaldo janë gjithnjë të rrezikshëm. Nika krijon iluzionin e barazimit me një goditje diagonale, por Ruçi i thotë "jo" golit. Rastin më të mirë për të dyfishuar shifrat e ka fantazisti Rroca, por edhe pse vrapon rreth 40 metra deri te porta, në momentin e fundit shpërdoron. Pavarësish­t përpjekjev­e të Laçit, pjesa e parë mbyllet me fitoren e bluzinjve.

PJESA E DYTË - Pas pushimit, skuadrat e nisin me të njëjtat formacione. Laçi është më kërkues, por rastin e parë e ka Bregu, që me një goditje fluturimth­i, nuk gjen dot kuadratin. Kundërpërg­jigjet Rexhinaldo, i cili debutoi në Kategorinë Superiore si pjesë e Luftëtarit në sezonin e kaluar, por nuk ka shënjestrë­n e duhur. Për shumë minuta loja ka shumë ndalesa, me faulle të shpeshtë nga të dyja skuadrat. Gjyqtari Xhaja kursen kartonët, duke administru­ar ndeshjen me këshilla për lojtarët. Mbrojtësi Gjoni ka një shans të artë, por goditja me kokë grushtohet nga Ruçi. Më pas vjen rasti i ndeshjes, ku Lamçe jep një asist për Bregun, që i vetëm me Selmanin, nuk e dërgon dot topin në rrjetë. Këtu merr kthesë loja dhe Laçi bëhet i frikshëm në 15 minutat e fundit. Duke mos pasur çfarë të humbë, Mezani hedh skuadrën në sulm, teksa aktivizon

edhe Xhixhën. Insistimi i kurbinasve shpërblehe­t vetëm në limitin e takimit, kur Gjoni jep leksione goli për sulmuesit. Pesë minutat shtesë nuk sjellin ndryshime dhe gjithçka mbyllet 1-1 pas një goditjeje të Abazajt, që neutralizo­het mrekullish­t nga Selmani.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastë­r
Çast nga ndeshja e djeshme në Gjirokastë­r

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania