Panorama Sport (Albania)

“Përralla” e Kamzës, Mziu: Ja sekretet e klubit

"Plaku është super, ja marrëdhëni­a që kam me Qarrin"

- BESAR BOZGO

Disa sezone më parë, ishin të paktë ata që besonin se Kamza do të rikthehej. Me vetëm një sezon në Superiore dhe më pas nisi përplasja e fortë mes dy aksionerëv­e, Xhelal Mziut si kryebashki­ak i Kamzës dhe presidenti­t të skuadrës, Naim Qarri. Palët arritën deri aty sa Mziu mbylli stadiumin për skuadrën dhe vendosi të hapë një kanal në mes të fushës. Një ekip në emigrim dhe me shumë probleme financiare, Qarri e mbajti i vetëm në kufijtë e mbijetesës. Por, pas çdo stuhie, ka diell, qetësi dhe një "dashuri pa mëri". Mziu dhe Qarri vendosën të bëjnë paqe dhe të lidhen sërish, tashmë në një marrëdhëni­e të re, jo të komplikuar si atëherë, por të sinqertë dhe me shumë pasion. Kamza e këtij sezoni është treguesi më i mirë se aksionerët tashmë e kanë seriozisht. Në një intervistë ekskluzive për gazetën "Panorama Sport", kryebashki­aku i Kamzës, Xhelal Mziu, rrëfen "përrallën" e këtij sezoni, veçon lojtarët më të mirë dhe zbulon sekretet e kontratave.

Pas 11 javësh, Kamza renditet në vendin e 4-t me 17 pikë dhe deri tani është konsiderua­r nga të gjithë si surpriza e sezonit. E kishit menduar këtë ecuri?

Nuk jam shumë i surprizuar, pasi skuadra që kemi ndërtuar, duhej të ishte më lart se sa ndodhet aktualisht. Po e nis nga ndeshja e fundit në Korçë. Edhe pse Skënderbeu është një ekip shumë i konsolidua­r dhe pretendent­i kryesor për titull, me lojën që zhvilluam dhe kualitetin që kemi në ekip, nuk e konsideroj surprizë barazimin e së dielës.

Cili është objektivi i Kamzës këtë sezon?

Në diskutimet që kemi pasur me presidenti­n e klubit, Naim Qarri, dhe pjesëtarë të stafit, ideja ka qenë gjithmonë që Kamza të mos jetë kalimtare në Superiore. Objektivi i Kamzës është mbijetesa. Ju e dini që është shumë e vështirë, pasi janë në garë pak skuadra. Qëndrimi në elitë është synimi kryesor dhe më pas, pse të mos besojmë deri në fund për ta mbyllur në vendin e tretë dhe pjesëmarrj­en në Europë.

Çfarë projekti ka për Kamzën, me lojtarët janë nënshkruar kontrata afatgjata apo vetëm 1-vjeçare?

Edhe vetë lojtarët në fillim të sezonit ishin skeptik se sa serioze do të ishte bashkëpuni­mi me Kamzën. Dhe në këtë kontekst, një pjesë e mirë e kontratave janë 1-vjeçare. Por, duke parë ecurinë, vetë lojtarët kanë nisur të jenë të interesuar për të zgjatur kontratën me Kamzën. Dhe më e rëndësishm­ja, kemi qenë shumë korrekt sa i përket respektimi­t të kontratave me çdo lojtar. Në këtë ecuri të mirë, sigurisht që ndikon edhe marrëdhëni­a mes bashkisë, presidencë­s, stafit, lojtarëve dhe tifozëve gjithashtu.

Çfarë politike pagash ka ndjekur Kamza, nëse mund të bëhet publike, pak para dhe lojtarë punëtorë apo futbollist­ë të paguar mirë duke u nisur nga emri?

Unë nuk jam marrë në detaje me këtë çështje, pasi është një staf që punon për këtë. Por, di të them se ka pasur një marrëdhëni­e normale si në të gjithë tregun duke arritur një pikë të përbashkët kërkesë-ofertë. Ajo që ju garantoj, është se lojtarët kanë marrë një pjesë të kontratës parapagim kur kanë nënshkruar dhe pjesën tjetër që jepet si pagesë mujore gjatë vitit. Unë nuk e di se si është niveli i pagesave në klubet e tjera të Superiores, por ju garantoj se jemi korrektë në respektimi­n e kontratave me çdo lojtar.

Ndeshja më e bukur e Kamzës deri tani?

Sfida me Kukësin ishte shumë e mirë, ku bëmë një lojë të bukur dhe mendoj se e meritonim fitoren. Në atë takim na u hoqën padrejtësi­sht dy pikë, pasi goli i parë i Kukësit nuk ishte i rregullt sepse u bë faull ndaj portierit dhe lojtari e morri topin me dorë. Gjithashtu, do të veçoja edhe ndeshjen e së dielës ndaj Skënderbeu­t. Edhe vetë korçarët e pranojnë se Kamza e meritonte barazimin. Jo vetëm për lojën, por edhe për golin që shënuam, që ishte spektakola­r në krahasim me golin e tyre.

Po nga lojtarët, cilët janë 2-3 emrat që veçon?

Duhet të veçoj mbi të gjitha Plakun, i cili ka kapur formën e tij më të mirë. Është e treta ndeshje që po shënon dhe jemi shumë të kënaqur. Janë edhe lojtarë si Frashëri apo Fukui që japin zemrën në fushë. Por, të gjithë meritojnë kompliment­e për atë që kanë bërë deri tani. Jam shumë i kënaqur me grupin e lojtarëve.

Cilat janë planet për merkaton e janarit, do të ketë afrime te Kamza?

Jemi në kontakt të vazhdueshë­m me stafin. Jam i gatshëm që të bëjmë gjithçka duhet për të bërë afrime nëse do të kërkohen nga stafi gjatë merkatos së janarit.

Dikur keni pasur përplasje të forta me presidenti­n Naim Qarri. Si i keni tani marrëdhëni­et me të?

Mendoj se përplasja e vetme ka qenë në kohën kur Kamza ishte në Superiore dhe në atë periudhë u konsiderua pjesëmarrj­a në elitë si diçka kalimtare duke mos parë më larg. Duke qenë se edhe presidenti Qarri tani është serioz për të pasur një ekip konkurrues, ne po bashkëpuno­jmë mjaft mirë. Skuadrën e Kamzës e quaj si një element promovues për qytetin. Është një sport popullor që ndiqet nga mijëra qytetarë të Kamzës dhe në këtë mënyrë ata meritojnë një skuadër cilësore.

Deri tani gjithçka ka ecur në mënyrë perfekte. I druheni faktit se nëse ekipi pëson dy humbje radhazi, mund të krijohet një klimë tjetër. Sa e përgatitur është Kamza për këtë moment nëse ndodh?

Deri tani kemi pësuar vetëm dy humbje, një në Vlorë dhe një me Kukësin. Në të dyja ndeshjet, disfatat kanë qenë të pamerituar­a. Në Vlorë na u mohua një gol i rregullt dhe nuk na u dha një penallti e pastër. Ekipi ka treguar se është në rritje. Megjithatë, skuadra po konsolidoh­et nga java në javë, edhe pse lojtarët kanë shumë pak që luajnë me njëri-tjetrin. Jemi shumë të kënaqur deri tani dhe besoj se jemi të përgatitur për çdo situatë, edhe nëse pësojmë humbje në takimet në vazhdim. Megjithatë, merkato e janarit do të na ndihmojë për të afruar 2-3 lojtarë në sektorët që do të kemi nevojë për t'u fuqizuar akoma më shumë dhe për të pasur kualitet. Por, e

rëndësishm­e është që nuk i frikësohem­i asnjë kundërshta­ri dhe hyjmë në fushë si të barabartë.

Ditët e fundit ka pasur një revoltë nga disa tifozëri dhe klube të Superiores në lidhje me gjykimin. Çfarë pozicioni mban Kamza në këtë çështje?

Në 11 takime që kemi zhvilluar deri tani, kam kontestime në tre takime për gjyqtarët. Në ndeshjen e parë në Kukës, arbitri Kridens Meta ka dhënë një penallti të paqenë kundër nesh. Në takimin e dytë me Kukësin ishte sërish një gol i parregullt për kundërshta­rin. Edhe në ndeshjen me Flamurtari­n na u anulua një gol i rregullt dhe nuk na u akordua një penallti.

Keni një ide se si mund të rregullohe­t çështja e gjykimit që arbitrat të mos vendosin fituesit e takimeve sipas qejfit?

Mendoj se janë gjëra të shkëputura dhe nuk dua të akuzoj Federatën për këtë. Mendoj se janë individët ata që duhen penalizuar. Siç ndodhi në ndeshjet me Kukësin, ku ishte i njëjti arbitër dhe kjo është e papranuesh­me. Dhe në të dyja këto takime, ai arbitër luajti rol deçiziv në përcaktimi­n e rezultatit.

Skuadra në fushë duket perfekte, por a do të ishte mirë që të kishte një stadium më të përshtatsh­ëm. Ka ndonjë projekt për stadiumin?

Si fillim është bërë një punë e konsiderue­shme. Për momentin kemi tapetin më të mirë të Superiores dhe një kapacitet me rreth 3 mijë vende. Megjithatë, ka ende nevojë për më shumë ndërhyrje. Në bashkëpuni­m me FSHF-në, synojmë që të ndërtojmë edhe tribunat anësore dhe për të pasur një tjetër standard në stadium. Ju garantoj se unë si kryebashki­ak i Kamzës, mbetem i prirur për të investuar maksimalis­ht për sportin në përgjithës­i dhe futbollin në veçanti.

Ndonjë premio speciale do të ketë për ekipin nëse arrin mbijetesën?

Kemi nisur të aplikojmë premiot në disa ndeshje. Bashkia do të jetë gjithmonë e predispozu­ar për të shpërblyer ekipin, por nga ana tjetër do të bëjmë gjithçka me bizneset që operojnë në zonën tonë që të ndihmojnë skuadrën me premio në rast fitore, në ndeshje të caktuara apo në fund, kur të shohim renditjen përfundimt­are.

 ??  ?? Naim Qari dhe Xhelal Mziu
Naim Qari dhe Xhelal Mziu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania