Panorama Sport (Albania)

“Kemi nevojë për merkato, e kalojmë Dinamon”

Besëlidhja luan këtë fundjavë në kryeqytet, Spartak Ajazi: Në Tiranë kërkojmë vazhdimësi­në

-

Besëlidhja ka nisur javën stërvitore, . nën drejtimin teknik të Gledis Lanit, në kuadër të javës së nëntë ose të fundit për fazën e parë të kampionati­t. Sfida e radhës do të jetë në Tiranë kundër Dinamos. Pas fitores së pastër 3- 0 të shtunën në shtëpi ndaj Korabit, lezhjanët e Besëlidhje­s tashmë janë rikthyer në vendin e dytë, çka përbën një kërcënim real për Kastriotin kryesues. Të shtunën ndaj Korabit, Besëlidhja bëri detyrën, njëkohësis­ht edhe autokritik­ën reale për atë çka pësoi dy javë më parë në Krujë që solli dhe dorëheqjen e trajnerit Anteu Pepaj. Në fitoren ndaj Korabit, përveç grupit, një ndihmesë të jashtëzako­nshme dha sulmuesi Spartak Ajazi.

Sulmuesi - Ky i fundit, me dy golat e tij në një hark kohor prej 3 minutash në portën dibrane, u ngjit në kuotën e 5 golave, ndonëse ka lozur vetëm 4 ndeshje si titullar për arsye dëmtimi. Në një prononcim për "Panorama Sport", sulmuesi Ajazi u shpreh se sfida e radhës është e kalueshme për Besëlidhje­n. "Pa dyshim që shënimi i golit e ka kënaqësinë e ligjshme, ndonëse pozicioni në të cilin luaj unë e ka detyrim dhe kjo të gëzon dyfish duke mos e shpërdorua­r besimin e kolegëve. Duke e ditur se Korabi është një skuadër që vjen nga Kategoria Superiore dhe për pasojë e kërkon rikthimin atje, ne shfrytëzua­m pushimin e javës së shkuar për të marrë ngarkesat maksimale nga të gjitha pikëpamjet dhe kjo u shpërblye me një fitore të thellë dhe të pastër. Tashmë jemi të përqendrua­r në sfidën e ardhshme që do ta luajmë në Tiranë ndaj Dinamos. Një ndeshje që nuk është e lehtë, por për Besëlidhje­n besoj se do të jetë e kalueshme. Skuadra ka nevojë për rifreskim në disa sektorë dhe besoj se merkato dimërore do ta plotësojë këtë mangësi. Kalendari është treguar i pamëshirsh­ëm për ne, pasi tani do të luajmë tri sfida në transfertë. Gjithsesi, e theksoj që momentalis­ht po mendojmë vetëm për sfidën ndaj Dinamos në kryeqytet, pasi duke i marrë radhazi ndeshjet, ecuria është edhe më e suksesshme. Golat ua dedikoj familjarëv­e, kolegëve dhe stafit", përfundoi sulmuesi i Besëlidhje­s, Spartak Ajazi. Preng Gjikola

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania