Panorama Sport (Albania)

Rekordi, nokaut për 11 sekonda

E mundi pa nisur mirë gara, Tete: Trajnerët e mi janë ata që bëjnë punën prapa skenave

- ABDULLA DUSHKU

Një rekord historik është vendosur në sportin e boksit, kur Tetes i janë dashur vetëm 11 sekonda për të hedhur "knockout" kundërshta­rin e tij gjatë një dueli për titullin botëror duke vendosur një rekord të ri historik. Ndeshja e boksit, e zhvilluar në Belfast mes afrikanoju­gorëve Zolani Tete dhe Soiboniso Gonja, ka hyrë në historinë e këtij sporti për nokautin më të shpejtë, kjo për faktin se Tetes iu deshën ndaj kundërshta­rit Gonja vetëm 11 sekonda për ta rrëzuar përdhe. Rekordi i mëparshëm ishte 17 sekonda dhe i takonte ish-kampionit të botës për peshat super të lehta Daniel Jimenez, në përballjen me Harald Geier. "E dija që Gonja nuk do të rezistonte, prandaj fitova që me sulmin e parë", tha Tete, i cili më pas konfirmoi dëshirën e tij për të sfiduar irlandezov­eriorin Rajan Bërnet, kampion bote në kategoritë IBF dhe WBA për të unifikuar titujt. Kështu, boksieri afrikanoju­gor Zolani Tete e mbajti kurorën e tij të WBO-së në kategorinë "pesha e lehtë" (51-54 kg) me titullin më të shpejtë botëror me nokaut. 29- vjeçari nga Afrika e Jugut arriti të bënte një goditje mahnitëse në mjekrën e boksierit Siboniso Gonja në "SSE Arena" në Belfast brenda raundit të parë. Ai ka dhuruar një goditje "vrasëse". Mjekët u detyruan të ndërhynin shpejt! Boksieri Gonja, pas nokautit, mori trajtimin mjekësor brenda ringut para se të kthehej në këmbë, duke kërkuar një maskë oksigjeni. Tete, pas shpalljes së fitores me nokaut, u shpreh: "Trajnerët e mi janë ata që bëjnë punën prapa skenave, dëshiroj që t'i falënderoj", përfundoi boksieri nga Afrika e Jugut. Afrikanoju­gori ka 29 ndeshje të zhvilluara si profesioni­st, nga të cilat ka fituar 26, ku 21 prej tyre janë fitore me nokaut dhe tri humbje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania