Panorama Sport (Albania)

! !"

krainasit "minë me sahat", apoli ka " holin" Elseid

- Përgatiti: LEDIO NASE

Liga e Kampioneve, e ardhmja e futbollit italian dhe Napoli i tij. Mauricio Sarri, në prag të ndeshjes Napoli-Shahtjor, është shfaqur entuziast, por edhe i kthjellët. Vështirë të arrihet kualifikim­i në 1/8-at. E vështirë, por jo e pamundur. Sarri është i qartë: "Kualifikim­i nuk është detyrim. Situata në klasifikim është e ndërlikuar, ekziston një shans dhe duhet ta shfrytëzoj­më. Nuk është momenti të bëjmë llogari, por duhet të luajmë me vendosmëri dhe zemër, sepse nuk dua të largohemi nga hampions-i pa dhënë maksimumin. Na pret një ndeshje drithërues­e kundër një skuadre që luan futboll të shpejtë". Grup i vështirë ai i Napolit, me Shahtjorin që e ka "recituar" si duhet rolin e "minës me sahat": "Niveli i konkurrenc­ës është i lartë, akoma më shumë në ndeshjen me Sitin".

SYTË TE HYSAJ - "Kundërshta­ri i nesërm (sot) duhet pasur shumë kujdes, Shahtjori ka një trajner të zotë dhe, nëse do luanin në Serinë A, do renditeshi­n të gjashtit ose të shtatit. Ndoshta të gjithë, përfshi edhe neve, i kemi nënvlerësu­ar. Mund të japim më shumë në krahasim me ndeshjen e parë". Ndërkaq, sinjalet pozitive në skuadrën e Sarrit i ka dhënë Elseid Hysaj: në prapavijë, atje ku do mungojë edhe Kulibali. I kujdesshëm në markim, me personalit­et dhe intuitë. Kundër Milanit, 23-vjeçari zhvilloi një ndeshje me cilësi, përballë një kundërshta­ri që kualitetin më

të lartë e ofron përmes ofensivës së krahëve. Për Napolin është një pikë kyçe: elasticite­ti në pozicionim i lejon të luajë si në të majtë, ashtu edhe në të djathtë. Për Sarrin është i pazëvendës­ueshëm dhe duhet të zhvillojë një paraqitje si ajo me kuqezinjtë, për ta kaluar Napolin në fazën tjetër.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania