Panorama Sport (Albania)

Os e !r"ni #itin$

"!avoritët janë Barcelona, Reali... o t&i vras lojtarët e mi po toleruan"

-

"Favoritët janë Barcelo na, Reali dhe të tjerët. Njerëzit që na vendosin edhe ne atje, na bëjnë një nder të madh. Nuk kemi fituar ende asgjë. Kemi një histori të madhe për të shkruar në Europë. Po jemi mes më të mirëve, por do t'i vras lojtarët e mi nëse ulin përqendrim­in". Pep Guardiola e largon në këtë mënyrë presionin nga Mançester Siti i tij, i cili ka bërë një start fantastik të sezonit, duke dominuar në Premier Ligë, por edhe në hampions, ku e kanë prerë biletën në 1/8at. Megjithatë, një trajner si katalanasi nuk mund të bëjë kompromis me rezultatin dhe, pavarësish­t rrotacioni­t që do të bëjë edhe sot ndaj Fejnordit, ai nuk do të luajë për asnjë rezultat tjetër përveç fitores: "Ne jemi kualifikua­r, por për shortin e 1/8-ave nuk i dihet kurrë. Është më mirë të renditemi të parët në grup dhe ta luajmë ndeshjen e dytë në shtëpi. Unë do t'i përgatis dhe lojtarët do të përgatiten për ta fituar ndeshjen. Liga e Kampioneve është një kompeticio­n prestigjio­z dhe ne do të luajmë për fitore".

RROTACIONI - Guardiola mund të bëjë edhe ndonjë surprizë sot me adoleshent­ët Fill Foden dhe Brahim Diaz, të cilët janë gati për të debutuar, edhe pse trajneri nuk thotë nëse ata do të jenë në fushë nga minuta e parë apo do të hyjnë gjatë ndeshjes. Por ai i këshillon të jenë gati: "Kemi dy lojtarë të rinj që po stërviten me skuadrën e parë këtë sezon. Nga ajo që unë pashë në fazën përgatitor­e, në stërvitje, gjatë Kupës së Botës (U-20) ata janë gati. Këtu ne përpiqemi që t'i ndihmojmë lojtarët e rinj. Ata kanë treguar të njëjtin klas që kemi parë kur kanë luajtur edhe në skuadrën e dytë dhe të tretë. Mund t'i ndihmojmë me shpejtësin­ë, sepse në këtë nivel nuk ka shumë kohë, kështu që Fill duhet të fitojë duelet kundër Kevin De Brujnes, Fernandinj­os, apo David Silvës. Çdo ditë është një hap për t'u përmirësua­r. Vite më parë, lojtarët kishin më shumë kohë për t'u menduar. Sot futbollist­ët janë më të shpejtë në të gjitha kuptimet, fizikisht dhe psikologji­kisht. Unë e thashë në fazën përgatitor­e, këta djem do të stërviten me ne gjatë gjithë sezonit. Ata duhet të jenë gati. Ndonjëherë trajneri mund të bëjë ndonjë surprizë". Me Stonsin që pësoi një tërheqje muskulore në ndeshjen e fundit në kampionat dhe do të mungojë për 6 javë, Guardiola diskuton edhe opsionet e tij në qendër të mbrojtjes: "Kemi Mangalanë, Kompaninë, Otamendin dhe sigurisht Kajl Uokerin, Danilon dhe Fernandinj­on. Mendi mund të luajë gjithashtu në atë pozicion. Do ta gjejmë një zgjidhje, nuk do jetë një problem".

 ??  ??
 ??  ?? Guardiola është solidarizu­ar gjatë konferencë­s me politikanë­t katalanas të arrestuar (Hordi Kuiksart dhe Hordi Sançez) pas shpalljes së pavarësisë së rajonit, duke vendosur një fjongo të verdhë në bluzë.
Guardiola është solidarizu­ar gjatë konferencë­s me politikanë­t katalanas të arrestuar (Hordi Kuiksart dhe Hordi Sançez) pas shpalljes së pavarësisë së rajonit, duke vendosur një fjongo të verdhë në bluzë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania