Panorama Sport (Albania)

CFinaleC për kreun, Klop u trembet ti1o7ëAe të SeAijes

-

Sevija mirëpret Liverpulin mbrëmjen e sotme në një ndeshje që mund të konsideroh­et si një finale për vendin e parë në grup. Spanjollët me 7 pikë dhe anglezët me 8 udhëheqin Grupin E të Ligës së Kampionëve dhe sot do të përplasen për të treguar se cili do të kualifikoh­et si i pari, pa harruar që Spartaku i Moskës mund të bëjë surprizën, sepse deri tani ka 5 pikë dhe një fitore me Mariborin e Ahmedit mund ta dërgonte në 8 pikë. KLOP- Trajneri Jurgen Klop ka besim se skuadra e tij mund të marrë rezultat pozitiv në këtë ndeshje, por vlerëson maksimalis­ht kundërshta­rin dhe ecurinë e tij pozitive. "Jemi duke e shijuar në maksimum këtë eksperienc­ë në Ligën e Kampionëve, sidomos kur luajmë jashtë shtëpisë. Kemi një duel të rëndësishë­m me Sevijen dhe të bëjmë kujdes, pasi kanë ekip të fortë. Stadiumi i tyre është si ai i Dortmundit dhe tifozët janë të mrekullues­hëm. E di që do të kërkojnë të na hapin punë dhe duhet të bëjmë kujdes. Salah? Më pëlqen shumë gjithçka që ai bën në fushën e lojës, por nuk jemi këtu për të folur për të. Dua që të gjithë lojtarët të jenë në formën e tyre të mirë për të marrë rezultat pozitiv në këtë ndeshje. Himni? Nuk e di atë të Sevijes, por mund ta mësoj nesër (sot). Nuk ishte pjesë e përgatitje­s për këtë ndeshje", tha Klop duke qeshur. BERIZO- Trajneri i Sevijes u bën me dije lojtarëve që të mos fokusohen vetëm te Muhamed Salah, sepse Liverpuli ka edhe shumë lojtarë të tjerë që mund ta ndëshkojnë. "Ai është i shpejtë dhe kërkon vëmendje të veçantë, por ne e kemi përgatitur mirë ndeshjen për ta limituar. Duhet të bëjmë kujdes edhe ndaj të tjerëve. Është një ndeshje me presion", ka thënë trajneri Berizo.

SEVIJA

*iko' )erka%o' Kjaer' Lenglet' 8sku%ero' Kron 0ahl' (9/on:i' 2anega' Korrea' 2en 7e%er' (olito

T ! : 8%uar%o 2eri:o

IVERP% : Karuis' 5ome:' Klavan' Lovren' )oreno' 6han' .en%erson' Kutinjo' &alah' Firminjo' )ane

T ! : 7urgen Klop

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania