Panorama Sport (Albania)

"Bufon idhulli i një jete, nuk më tremb trashëgimi­a e tij"

-

Në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, Xhanluxhi Donaruma ka folur për Milanin, Italinë dhe trashëgimi­në e Xhixhi Bufon në portën e kombëtares "axurre". Vetë numri 1 i Juventusit përmendi Xhixhon dhe Matia Perinin si pasardhës, me gardianin kuqezi që nuk i trembet përgjegjës­isë: "Nuk kam frikë dhe jam i vetëdijshë­m se, për të arritur nivelin e dikujt si Bufon, më duhet ende shumë punë". Modeli është aty, ndërsa 18-vjeçari i Milanit duket se ka recetën për ta pasuar, sidomos nëse Bufon tërhiqet në fund të sezonit ashtu siç ka deklaruar.

SHEMBULL - Nuk ka shembull më të mirë se Bufon për të zbuluar sa më shumë sekrete. Donaruma rrëfen për UEFA- n: "Me Bufonin jemi njohur në kombëtare dhe gjithmonë e kam ndjekur me vlerësim dhe vëmendje, për t'i vjedhur ndonjë hile të zanatit. Karakteris­tika që i kam më shumë zili është qetësia, si jashtë, ashtu edhe brenda fushe kur ka shumë tension". Buzëqeshja e 18-vjeçarit shtohet kur i kujtojnë kompliment­et e Bufonit. Ai shton se: "E falënderoj gjithmonë sa herë flet për mua, nuk më ngelet veçse të jem krenar për fjalët e tij. Ka qenë fat dhe një përvojë shumë e bukur që, për disa kohë, kemi ndarë së bashku përvojën e grumbullim­it në kombëtaren italiane".

ROLI - Roli i portierit ka ndryshuar shumë, sidomos në vitet e fundit. Edhe Xhixho është i ndërgjegjs­hëm që duhet të punojë shumë çdo ditë për të qëndruar në elitë. Donaruma e di shumë mirë përgjegjës­inë e të qenit trashëgimt­ar i Bufonit dhe numri 1 i Milanit, pavarësish­t se në fanellë mban 99. "Futbolli ka ndryshuar shumë e, për pasojë, edhe ne portierët nuk jemi njësoj me ata të disa viteve më parë. Personalis­ht më pëlqen shumë të luaj me këmbë dhe ta ndihmoj skuadrën duke qenë gjithnjë në dispozicio­n të shokëve. Sa për Nojerin e kam parë të bëjë çudira kur del nga porta dhe dua shumë ta imitoj në të ardhmen...".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania