Panorama Sport (Albania)

I ra: ëmtimi a enë më i rëndë nga se du ej

Sulmuesi i Junajtid z3ulon detajet e dëmtimit në ligamentet e gjurit

-

Illi suedez i Mançester Junajtid, Zlatan Ibrahimovi­ç, ka folur për dëmtimin e pësuar në muajin prill duke zbuluar se si e ka përjetuar ai këtë periudhë. Sulmuesi ka arritur të luajë për herë të parë pas këtij dëmtimi gjatë ditës së shtunë ndaj skuadrës së Njukasëlli­t, ndaj të cilës Junajtid fitoi me rezultatin B-1, ku Ibrahimovi­ç ka zëvendësua­r Anton Marcialin. Sipas sulmuesit suedez, dëmtimi që ai pësoi ka qenë më i rëndë nga se flitej duke thënë: "Nëse njerëzit do e dinin se sa i rëndë ka qenë dëmtimi që kam pësuar, atëherë ata do të habiteshin për faktin se si kam luajtur edhe pas tij. Ka qenë një dëmtim më i madh se gjuri, por nuk dua ta bëj publike. Gjatë fazës së rikuperimi­t nuk kam kërkuar të nDitohem për asgjë. Kam qenë jashtë fushës së gjelbër për gjashtë muaj e gjysmë dhe kam ndjekur hapat që duheshin gjatë çdo dite. Sekreti i vetëm ka qenë puna e palodhur dhe intensive. Vetëm ata që më njohin mirë, e dinë se sa kam

punuar dhe si ja dola. Stërvitesh­a rreth pesë deri në gjashtë orë çdo ditë. Kur pësova dëmtimin i thashë vetes se të dorëzohesh­a, nuk ishte një opsion për mua. Synimi im i vetëm gjatë asaj kohe ishte të rikthehesh­a në formën më të mirë të mundshme. Tani jam tejet krenar për veten dhe çdokënd që më ka qëndruar pranë, pasi nuk do t'ia kisha dalë dot i vetëm". Illi suedez i skuadrës së Mançester Junajtid ka folur edhe mbi objektivat e këtij sezoni duke shtuar: "Mendoj se kemi mundësinë të arrijmë gjithçka që duam. Gjatë sezonit të kaluar kemi arritur të fitojmë dy trofe, ndërsa këtë

sezon jemi edhe më të fuqishëm, ndaj mund të triumfojmë sërish. Jam i bindur se mund t'ia dalim." Sa i përket rinovimit, Ibrahimovi­ç ka thënë: "Për momentin jam i lumtur që mund të luaj sërish. Nuk dihet se çmund të sjellë e ardhmja. Jam në moshën që mund të zgjedh çfarë dua të bëj".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania