Panorama Sport (Albania)

Përmbysje e kuqe, zgjohet Partizani

Bardhi e Progni zhvlerësoj­në golin e Gurit, kontestohe­t gjykimi

- ILIR CARA

Moxhi: Skadoi afati i Çanit, Starova tekniku që na duhej

“Bobi”: Ndjesë për fyerjet, por arbitrat më kanë lënë pa gjumë

Gjici refuzon dorëheqjen e trajnerit, ja çfarë i tha serbi ekipit!

Komandimi zinxhir, Partizanin e drejtuan 5 “trajnerë”

Moviola, të kuqve u mungon një penallti

Partizanit të Starovës i shkojnë përshtat "fjalët e qiririt". Ndonëse shkoi i tretuar në Kukës, tregoi se nuk ka "vdekur". Pas tri humbjeve radhazi, të kuqtë morën një fitore me përmbysje në transfertë­n e Kukësit, që mungonte nga sfida me Vllazninë më 22 tetor. Ndërsa verilindor­ët kanë hyrë në krizë, pasi në 4 javët e fundit kanë marrë 3 barazime dhe një humbje, tashmë i ka parakaluar edhe Flamurtari në renditje, me një pikë më shumë. Partizani ka zhvilluar dje takimin më të mirë në 11 javë kampionat. Për herë të parë është parë një skuadër luftarake dhe me grinte, e cila gjeti forca të kalonte goditjen që mori në minutën e 9-të me golin e shënuar nga Guri me penallti. Një ndeshje që i ka pasur thuajse të gjitha brenda, loja e fortë, tension, kontestime, gabime arbitrare dhe nxjerrja jashtë fushë e trajnerit Starova në minutën e 10-të. Dyshja e sulmit Progni-Bardhi u tregua efikase duke i dhuruar ekipit fitoren e parë nën drejtimin Starovës.

Pjesa e parë- Të dy ekipet vinin me ndryshime në formacion, ku kishin nga një te pezulluar, Bakjan dhe Bathën. Kukësi humbi portierin Koliçi në nxehmje dhe titullar luajti Frashëri. Kapiteni Hallaçi përfundoi në stol dhe në vend të tij ishte Idrizi, ndërsa Imami e nisi si titullar dhe Ethemi luan në të djathtë, në vend të Bakajt. Pas shumë kohësh u kthye dyshja e qendërmbro­jtjes, ShametiAll­a. Partizani vinte me eksperimen­tin e radhës së Starovës, ku ndryshimet ishin në mesfushë. Kotobelli ishte mesfushor i majtë, Vila e Trashi në qendër dhe Adorjan që luante sa në të djathtë apo pas sulmuesit kryesor, kur Bardhi dhe Progni zhvendosin në krahë. Takimi nis më mirë për vendësit, ku që në minutën e parë tentojnë me Ethemin. Në minutën e 8-të, Kukësi fiton një penallti pas ndërhyrjes së Malotës ndaj Kales. Pas protestave të të kuqve, një minutë më vonë, Guri e kthen në gol penalltinë e fituar. Revolta e të kuqve vijon edhe pas golit, ku Starova shpërthen ndaj gjyqtarëve, të cilët e largojnë nga pankina. Ndryshe nga transferta e Laçit, ku pas golit u tulatën, dje Partizani u motivua më shumë pas ndëshkimit. Ndonëse ka gabime në pasime dhe kontrollin e topit nga të dy kampet, të kuqtë duken më të qartë dhe më me dëshirë në fushë. Nuk

vonon shumë dhe në minutën e 21-të Partizani barazon me Bardhin, që e zgjidhi me sukses rrëmujën e krijuar në zonën kuksiane. Kryeqyteta­sit janë më kërkues dhe shfaqin dëshirë për të gjetur golin e fitores. Në minutën e 44-rt, Kalari i dëmtuar, i lë vendin Krasniqit. Një minutë më pas, të kuqtë shfrytëzoj­në

gabimin e Allës në mbrojtje dhe Bardhi, më i miri në fushë, pason për Prognin, i cili si "ish" shënon golin e dytë. Me fitoren 2-1 të "demave", mbyllet fraksioni i parë i ndeshjes.

Pjesa e dytë- Kukësi e nis pjesën e dytë me dy zëvendësim­e, ku Musolli dhe Ethemi u lënë vendin Shtubinës

dhe Alijevit. Dy freskimet i japin më shumë rrezikshmë­ri fazës sulmuese, por të kuqtë me në krye portierin Hoxha arrijnë që t'i bëjnë ballë vrullit të vendësve në 10 minutat e para. Më pas të kuqtë nisin të administro­jnë më me qetësi fitoren, por nuk munguan edhe rastet për shënim, me Bardhin dhe Trashin.

Në minutën e 70-të, Adorjan i lë vendin Asanit, i cili mundohet ta mbajë skuadrën përpara, pasi luan me forca të shumta në mbrojtje. Në minutën e 72-të, Kukësi është i pafat, pasi gjuajtja e Gurit ndalet nga shtylla pingule. Në minutën e 80-të, Milinkoviç aktivizon mbrojtësin Hoxha në

vend të Imamit dhe dyshja e qendërmbro­jtjes, Shameti-Alla, marrin detyra sulmuese, por pa rezultat. Në fund në fushë zbret edhe Sukaj, një zëvendësim që më shumë ishte për të vonuar lojën, por edhe për të kthyer vëmendjen e vendësve te mbrojtja, meqë ishin hedhur të gjithë në sulm.

 ?? FOTO: Partizani. al ?? Bardhi feston golin ndaj Kukësit
FQ. 11
FOTO: Partizani. al Bardhi feston golin ndaj Kukësit FQ. 11
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania