Panorama Sport (Albania)

Spaleti nuk do të ndalet as ndaj Kaljarit

"Ikardi-Real? Mauro e dashuron këtë fanellë, unë fle i qetë"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Luçiano Spaleti e përsërit vazhdi misht gjatë konferenca­ve për shtyp: "Rezultatet varen nga mentalitet­i që paraqesim për të marrë rezultatin". Mesazh i qartë për Interin e tij, të angazhuar mbrëmjen e sotme në Kaljari. "Vendet e para të klasifikim­it nuk kanë arritur kurrë këtë rendiment të lartë. Nuk mund të gabojmë, asnjëherë: sepse përndryshe mbetemi jashtë zonës Champions", vijon tekniku zikaltër, këtë herë me një mesazh që vlen për fatet e sezonit. "Interi tashmë e ka reduktuar hendekun me Napolin, Juven e Romën, nuk është aspak momenti për t'u shpërqendr­uar".

"KURTHE" NË HORIZONT

Është një ndeshje që duhet fituar. Por, Kaljari i Diego Lopezit nuk është aspak një kundërshta­r modest (Seria A të tillë po sheh shumë pak këtë sezon): me trajnerin e ri, të ardhur më 18 tetor, skuadra e Sardenjës ka nisur të shtojë ritmin, duke mbledhur 9 pikë në 5 ndeshje. Tashmë i takon "Big Luçianos" të ndërtojë strategjin­ë për sot, edhe pse me tri pikë, Interi i tij do qëndronte e vetme (qoftë edhe për një të mbrëmje të shtune) në krye të klasifikim­it. "Kaljari e Lopez e dinë shumë mirë se si të na marrin pikë. I kanë përmirësua­r paraqitjet, por ne e dimë si të sillemi". MENTALITET­I

Ndryshime "Santonin nuk e zgjodha vetëm për Atalantën. Është një lojtar që di të mbrojë e të sulmojë, përdor shkëlqyesh­ëm si të djathtën po ashtu edhe të majtën. Kam vendosur të aktivizoj lojtarë fizikë. Shumë prej golave shënohen nga goditjet standarde dhe në ato raste jemi një skuadër e zonja, e vështirë për t'u markuar".

RIVALËT

"Jemi protagonis­të të majave të klasifikim­it dhe këtë vit 'lufta' me rivalët është shumë e afërt. Deri 5-6 sezone më parë, skuadra e pestë kishte 25 pikë, sot ndodhen pranë nesh nëse Lacio e Roma i fitojnë ndeshjet e prapambetu­ra". Spaleti iu bashkua një Interi që ndodhej 30 pikë larg Juves, Romës e Napolit, kurse tani...: "Tani nuk është më kështu dhe kjo duhet të na japë shtysë për të mbajtur ritmin. Nuk mund ta ulim për asnjë moment përqendrim­in". CHAMPIONS

Një mendim edhe për duelin

për vendin në Champions: "Askush nuk është rehatuar, mjafton një gabim dhe je jashtë. Duhet të kuptojmë si duhet të sillemi, pasi të gjithë po fitojnë ashtu si ne".

ZHOAO MARIO

"A e shoh Zhoaon të aftë të rifitojë vendin në formacion? Nëse ai vetë nuk do ishte i bindur, unë do e kisha shumë të vështirë. Unë dhe Interi duhet

të arrijmë rezultate të caktuara, nuk mund të hedhim në erë një moment të mirë për t'i dhënë dikujt kurajë. Personalis­ht e konsideroj­ë një prej atyre lojtarëve që mund të japin një kontribut për skuadrën. Unë nuk të jap minuta që të fitosh konfidencë, por që t'i japësh fitoren skuadrës". REAL-IKARDI

Spaleti e mbyll konferencë­n

me Ikardin dhe "sirenat" e zakonshme nga merkato: "I shqetësuar? E kush nuk do e donte... sipas meje e duan të gjithë. Pyeteni vetë Mauron. Jam i stërbindur se mund të qëndrojë përgjithmo­në tek Interi. Kur flas me të, arrij të perceptoj se është i dashuruar me Interin, me qytetin, klubin, tifozët dhe shokët e skuadrës. Dhe unë fle i qetë".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania