Panorama Sport (Albania)

Lojtarët shtrojnë darkë, por faturën e paguan Gjici

Presidenti batuta me të gjithë, por s'heq dorë nga ultimatumi

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi po kalon një krizë rezultates­h, pasi në katër takimet e fundit ka marrë vetëm tri pikë. Kronologji­a e ngjarjeve te Kukësi pas humbjes 2- 1 në shtëpi është e mbushur me zhvillime. Humbja e fundit ndaj Partizanit krijoi një gjendje kaosi te kampionët e Shqipërisë. Mbas ndeshjes me Partizanin që u zhvillua të hënën, ishte trajneri Milinkoviç, ai që iu bëri me dije lojtarëve se nuk do ishte më trajner i Kukësit dhe se ishte më mirë që ata ta dëgjonin nga vetë ai. Për këtë pohim, që ka rezultuar i nxituar pak më vonë, trajneri serb ka dëshmitar shumicën e skuadrës. Gjithsesi mbas takimit me presidenti­n Gjici, ditën e hënë në darkë, Milinkoviç dhe stafi u rikonfirmu­an, pasi numri një i klubit i beson teknikut, si dhe u përjashtua nga ekipi mesfushori vlonjat Hair Zeqiri, i cili ishte mërzitur dhe i zhgënjyer dhe vetë nga situata që ishte krijuar. Presidenti Gjici shpërtheu në kritika mëngjesin e së martës për Allën, Alijevin, e në vazhdim për gjithë ekipin, por dhe stafin. Gjici kërkoi kthesën, kështu që fitoret me Laçin dhe Skënderbeu­n janë detyrim. Trajneri Milinkoviç filloi menjëherë përgatitje­t dhe në konferencë­n e ditës së enjte u shpreh se ekipi është gati për ndeshjen me Laçin, si dhe fitorja është rruga e vetme për këtë sfidë.

DARKA

Senatorët e ekipit verilindor organizuan të enjten në mbrëmje një darkë në një prej restorante­ve në zonën e Dajtit. Në këtë darkë reflektimi futbollist­ët ftuan presidenti­n dhe stafin e klubit. Kurrsesi nuk mund të mungonte kreu i klubit, presidenti Gjici. Presidenti­t i pëlqeu kjo ide dhe

përgëzoi disa prej lojtarëve organizato­rë për darkën që nisi pasdite në orën 18:00 dhe zgjati rreth dy orë. Kreu i klubit njihet për temperamen­tin e tij të fortë, por në të dyja senset, në të mirë dhe në të keq. Gjithsesi, gjatë darkës ai shfaqi anën e kundërt të asaj që shpalosi në mbledhjen e fundit. Gjici ishte në humor

Nga darka e skuadrës kuksiane të mirë dhe direkt sapo shkoi në restorant, e nisi me batutat që e karakteriz­ojnë. BATUTAT E GJICIT

Gazeta zbardh disa prej momenteve pikante të darkës.

Gjici: "Hë mo djem ku jeni, kështu po, mbas asaj humbje të rëndë jeni mbledhur, më pëlqen, keni reflektuar". Pasi është përshëndet­ur me disa prej lojtarëve dhe me stafin, Gjici ulet në krye të tavolinës ku karrigia e tij ishte e rezervuar dhe bosh. "Më ftuat për të më dhënë një darkë e ju erdha, ju e dini që unë ju qëndroj pranë, por bën vaki të më bëni ndonjë budallallë­k këtë javë. Përndryshe, mos t'ju shoh më, gjeni vend e futuni", u thotë presidenti me të qeshur lojtarëve.

Gjici e nis me Hallacin: "Ku je mo Rraman, s'po të shoh fare, ke humbur, u plake tani". Ndërsa kapiteni i përgjigjet: "Ç'të bëjmë, këtu jam". Gjici nuk harron t'iu kujtoj futbollist­eve se trajnerin e kishte në krah dhe se te gjithë duhet t'i binden atij. "Ja, për shembull, trajnerin e kam këtu në krah, të gjithë ju duhet ta ndiqni e t'i bindeni atij. E di që ju ka lodhur, u ka vënë shumë në punë, por nuk e arrini dot ju ritmin e tij, ndaj kemi marrë këto rezultate ne". Gjici ngacmon Allën, Musollin e me radhë disa të tjerë, por nuk harron Alijevin dhe Gurin, të cilëve u kërkon gola.

Gjici: "Alla ku je mor djalë, pse andej nga mesi ti?", e shtatlarti që nuk nxjerr zë. "Këtë radhë dua gola nga ju të sulmit, Alijev, Guri me ju e kam". Në fund, presidenti largohet dhe i thotë shefit të klubit Jonuz Hallaçi: "Jonuz, edhe pse na kanë ftuar këta djemtë, e di ti, darkat i paguan shefi, më sill faturën!" Me batuta dhe me humor mbyllet kjo darkë, ndërsa futbollist­ët shpërndahe­n në shtëpitë e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania