Panorama Sport (Albania)

Ramadani: Na ikën 3 lojtarë me peshë, fitojmë në Shkodër

Luftëtari/ Mesfushori beson te kthesa

-

Një shkodran te Luftëtari karikon skuadrën në prag të ndeshjes me Vllazninë. Bëhet fjalë për Behar Ramadanin, mesfushori­n që prej disa sezonesh luan në Gjirokastë­r, duke qenë një prej pikave më të rëndësishm­e në mesfushë. "Unë jam rritur në ekipet zinxhir të Vllaznisë. Kur isha vetëm 9 vjeç nisa futbollin me trajner Ritvan Tulën, e më pas kalova te paratërinj­të e drejtuar nga Astrit Premçi, një profesor i nderuar për mua. Te të rinjtë kam pasur fatin të punoj me të madhin Sabah Bizi", tregon Ramadani për "Panorama Sport". Mesfushori ka qenë pjesë e Vllaznisë vetëm 6 muaj. "Zgjodha kohën e gabuar të kthehesha në Shkodër, pasi kisha pësuar një dëmtim të rëndë. Duke luajtur pak mendova të largohesha nga Vllaznia", kujton titullari i Luftëtarit, i cili tashmë është bërë si i shtëpisë në Gjirokastë­r dhe për shumë tifozë cilësohet si lojtar vendës. Ai tregon edhe arsyet pse Luftëtari nuk bëri një paraqitje të mirë në fazën e parë. "Këtë sezon nuk e kemi filluar mirë që me përgatitje­t, që i nisëm vonë. Humbëm lojtarë me peshë nga viti i kaluar, si Liçaj, Bojom dhe Rexhinaldo. Besoj se edhe largimi i tyre ka ndikuar në ecurinë tonë. Megjithatë, ne kemi një grup të shkëlqyer lojtarësh që duan të ecin para dhe të përmirësoh­en dita-ditës. Rezultatet do të vijnë dhe për këtë jam i bindur", ka thënë 27vjeçari, i cili kaloi më pas direkt në temë duke komentuar ndeshjen e nesërme. "Është një takim delikat, pasi jemi në pozita jo të mira, si ne dhe Vllaznia. I kemi të gjitha mundësitë për të marrë tri pikë. Edhe në sezonin e kaluar kemi bërë ndeshja të mira në Shkodër, pasi Vllaznia është një ekip që të lejon të luash futboll. Kush jep maksimumin, merr edhe frytet e lojës në atë stadium. Ne e kemi treguar me lojë që meritojmë më shumë dhe mund të fitojmë në çdo fushë të Shqipërisë. Luftëtari është një ekip që, falë lojës së bukur që ka treguar, ka sot simpatizan­të në gjithë Shqipërinë, jo vetëm në Gjirokastë­r. Jam i bindur se nuk do ta diskutojmë mbijetesën edhe këtë sezon", përfundoi mesfushori. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania