Panorama Sport (Albania)

Ze Maria: Fusha e vogël, por nuk “burgosemi”

"Afrime në çdo repart, Hoxhallari dhe Daja të rinovojnë"

- ADELA MERKO

Ze Maria "rezervon" fitoren në Shënkoll, megjithatë thekson se fusha e vogël do të jetë një problem për Tiranën e tij. Në intervistë­n e dhënë dje për mediat, pasi u mbyll seanca e fundit, numri një i bardhebluv­e ka folur për gjithçka, duke filluar nga "rrotacioni" që ka programuar në formacion, për të kaluar te dëmtimi i stërzgjatu­r i Binguilës. Nuk mund të mos fliste për merkaton e janarit dhe afrimet e reja, si dhe për të ardhmen e tij, të cilën e sheh të lidhur ngushtë me Tiranën, derisa të sigurohet ngjitja në elitë.

Luani me Shënkollin, një skuadër e vogël që do të sfidojë Tiranën...

Si të gjitha skuadrat. Është normale dhe e drejtë që të duan të mposhtin të "madhen" e këtij kampionati. Por na takon neve që të evitojmë që kjo gjë të ndodhë. Duhet të jemi të përqendrua­r dhe të shfaqemi seriozë për të vazhduar rrugëtimin.

Çfarë dini për kundërshta­rin e fundit për këtë fazë?

Di që është një skuadër që luan në fushë të vogël, pra jo brenda rregullave, çka do të na krijojë pak probleme. Është një ekip që mbyllet mirë. Por, e kemi studiuar dhe e dimë se si do të hyjmë në barrikadën e tyre, nëse mund ta quajmë kështu.

Nuk ju kanë thënë që Shënkolli është i famshëm për burgun e tij?

Jo, nuk e dija këtë detaj ( qesh). Shpresoj që të mos mbetemi të burgosur, sportivish­t e them këtë. Do mundohemi që, pavarësish­t qytetit, të marrim rezultat. Nuk do të jetë e lehtë, pasi është një skuadër e vogël, në një fushë të vogël, që do mundohet të na krijojë probleme. Por duhet të jemi shumë inteligjen­të për ta luajtur këtë ndeshje.

Keni përgatitur rrotacioni­n e radhës?

Nuk di ende se cilët do të jenë lojtarët që do na nisin ndeshjen, pasi kemi një tjetër shumë të rëndësishm­e të mërkurën. Sigurisht që vëmendja është te Shënkolli, të shohim se kush do të jenë më të mirët dhe ata do të hedh në fushë. E di që të gjithë duan të luajnë.

Është momenti për t'u dhënë pushim titullarëv­e si Karabeci, Maveje, Hoxhallari e Doka?

Ka vend edhe për pushim. Por ju i ditkeni të gjitha, ndaj s'ka nevojë të flas unë dhe të them kush do pushojë (qesh).

Kaq i sigurt që do të arkivoni fitoren?

Jo, nuk mund ta them me siguri një gjë të tillë. Pa u luajtur ndeshja, nuk do guxoja. Por sigurisht që synimi mbetet një, që të udhëtojmë në këtë transfertë me idenë për të vijuar serinë e fitoreve.

Tashmë do të shohim gjithnjë një Tiranë me skemën 4-4-2 në fushë?

Nuk do të jetë përfundimt­are, pasi skuadra jonë është e mësuar që të luajë edhe me 4-2-3-1 apo 4-3-3. Pra jemi si kameleon, mund të përshtatem­i me çdo modul. Dhe për këtë jam i kënaqur, duke qenë se kemi shumë lojtarë ofensivë dhe defensivë, që mund të përshtaten në role të ndryshme.

Nga Shënkolli te Vllaznia, javë shumë e ngjeshur. Do ta përballoni me sukses?

Keni folur kaq shumë për Vllazninë dhe, më në fund, po vjen. Kemi 3 ndeshje në një javë. Do të jetë e vështirë, ndaj duhet të menaxhojmë më së miri futbollist­ët në këto ditë. Ndaj do të lë dikë

edhe që të qetësohet, nesër (sot) ose të mërkurën. Ata që stërviten, po japin maksimumin. Kjo u pa edhe javën e shkuar. Halili dhe Çelhaka, edhe pse nuk kanë qenë titullarë për shembull, kanë shënuar. Por edhe Cake bëri shumë mirë. Janë gjithnjë të kujdesshëm, pasi u kam thënë që mund të luajnë nga momenti në moment.

Më datë 28 keni edhe një turne për festat e Nëntorit. Me cilin ekip do të luani?

Është festë e rëndësishm­e për vendin, por ne duhet të mendojmë për Vllazninë, që na çon në çerekfinal­e. Mendoj që të ndërtoj një skuadër mike, ndaj në Korçë mund të udhëtojnë një pjesë e atyre që nuk do të luajnë të mërkurën për Kupën e Shqipërisë.

Vllaznia nuk është vetëm çështje Kupe, por edhe për revansh...

E di që ajo ndeshje nuk i ka bërë mirë ekipit dhe tifozëve. Duhet të mundohemi që të luajmë, duke e trajtuar si ndeshje të zakonshme dhe jo për revansh. Nëse kalojmë turin, shkojmë ecim përpara në Kupë dhe ky është objektivi ynë. Nuk duhet ta trajtojmë si duel ndaj "armiqve", por një kundërshta­ri sportiv. Mund të ishte kushdo, por na qëlloi Vllaznia. Ndaj do mundohem që ta mposhtim, duke e respektuar.

Po afron merkatoja, a do të kemi surpriza në janar?

Ndonjë ndryshim do ta bëjmë, pasi pjesa e dytë e kampionati­t është përcaktues­e për realizimin e objektivav­e, ndaj dashur pa dashur do na duhen forca të reja në ekip. Ndaj do të ketë afrime. Në çfarë repartesh?

Në të tre repartet do të ketë afrime.

Disa lojtarëve po u mbaron kontrata, e prisni rinovimin e Hoxhallari­t dhe Dajës?

Janë lojtarë të rëndësishë­m për ekipin. Po flasin për rinovimin me klubin, ndaj shpresoj që t'i japin zgjidhje. Lojtarët duhet të jenë të qetë për t'u stërvitur dhe të dedikohen maksimalis­ht për fushën e lojës, ndaj zgjatja e kontratave duhen bërë sa më shpejt.

Çfarë po ndodh me Binguilën, kur do të jetë gati për të luajtur?

Po stërvitet me ekipin prej dy ditësh. Nuk ndien dhimbje, ndaj në vazhdim do t'i shtojmë ngarkesat, që të shohim se ku është. Erdhi i dëmtuar, por gjendja u rëndua ndaj Besës për Kupë. Që atëherë ka qenë jashtë. Është sforcuar në palestër me terapistin dhe përgatitës­in atletik fillimisht, ndërsa tani iu bashkua grupit. Shpresoj që, pas dy javësh, ta llogaris si alternativ­ë.

Është një element që ia vlen ta presësh?

Ta shohim. Deri më tani është një element që e kemi parë dhe e njohim shumë pak. Por me atë që më kanë thënë, është një lojtar me shumë kualitet, që mund të bëjë diferencën.

Flasim pak për të ardhmen tuaj, ofertat ju kanë "tunduar" ndopak?

E ardhmja ime? Është ndeshja me Shënkollin fillimisht (qesh). Ofertat janë normale. Kam pasur disa propozime ditët e fundit, jo vetëm nga Rumania, por unë kam një projekt dhe jam përqendrua­r te puna ime këtu. Dua të bëj maksimumin dhe ta ngjis Tiranën në Kategorinë Superiore, më pas do vendoset e ardhmja. Nuk kemi kohë për të menduar kaq larg.

I kënaqur deri më tani dhe a keni marrë atë që donit nga kjo aventurë?

Rezultatet janë të kënaqshme. Janë 7 fitore dhe 1 humbje, ndërsa kemi pësuar vetëm një gol. Mendoj se është marrë maksimumi dhe jam i kënaqur me atë që po bëjnë lojtarët. Janë profesioni­stë dhe po rriten dita-ditës. Këtu u referohem edhe të rinjve, që kanë fituar shumë. Kemi elementë që kanë ardhur nga akademia dhe tashmë mund të luajnë me ekipin e madh, si Patrik Bardhi, i cili është 17 vjeç. Ky është vetëm një, por shpresoj që në vazhdim të afroj të tjerë. Për çdo të ri është stimul shumë i madh, kur e di që trajneri i një ekipi të madh po i vëzhgon.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania