Panorama Sport (Albania)

Tomori pa trajner, ja fjalimi para ekipit

Tekniku flet me lojtarët, Mile dhe Arbri si alternativ­a

- ERIS SYLYKU

Trajneri i Tomorit, Santiliano Dule, ka dhënë dorëheqjen vetëm një ditë përpara ndeshjes me Ilirinë. Këtë gjë, trajneri beratas, ia ka bërë të ditur lojtarëve menjëherë pas seancës së djeshme stërvitore, teksa i ka falënderua­r ata për kontributi­n e dhënë gjatë kësaj periudhe. Dule mësohet t'u ketë thënë lojtarëve se ky vendim ka ardhur për arsye personale, ndërsa u ka uruar atyre suksese për ndeshjen e sotme, por edhe në vazhdim.

PRAPASKENA­T - Rreth orës 10: 30 të paradites së djeshme, tekniku beratas është parë duke boshatisur zyrën e tij në ambientet e stadiumit, ndërkohë që refuzoi të jepte një intervistë në lidhje me ndeshjen ndaj Ilirisë. Me sa duket, ky vendim ka qenë i menduar mirë nga ana e 29vjeçarit, por që ende nuk dihet me saktësi se çfarë e ka shtyrë atë drejt këtij vendimi. Shumë të habitur kanë ngelur edhe lojtarët nga ky vendim i papritur, gjë të cilën nuk kanë ditur se si ta shpjegonin me njëri- tjetrin. Sakaq, gazeta është përpjekur që të komunikojë me trajnerin në fjalë, por telefoni i tij ka qenë i padisponue­shëm gjatë të gjithë ditës së djeshme. Ndërsa zyrtarët e klubit, në një reagim për gazetën, janë shprehur: "Nuk kemi asnjë dorëheqje të kërkuar nga trajneri në formë zyrtare. Ne nuk kishim dijeni në lidhje me këtë dhe tekniku Dule vendimin ia ka përcjellë vetëm lojtarëve. Gjithsesi, mund të flasim vetëm në rast se ky vendim do të kërkohet zyrtarisht me dokumente", u tha nga klubi.

FJALIMI I TRAJNERIT - "Nga dita e sotme(dje) unë nuk do të jem më trajneri i

Tomorit. Ky është një vendim që unë e kam marrë tashmë dhe nuk mund të kthehem dot prapa. Në fillim dua t'iu falënderoj për gjithçka që keni dhënë dhe për këtë punë të mrekullues­hme që kemi treguar ndaj të tjerëve. Ju jeni një grup i ndërtuar me pak financa dhe ecuria juaj është shumë herë më e madhe se skuadrat e mëparshme të këtij klubi. Vazhdoni me këto ritme sepse mund të shkoni shumë larg. Nesër(sot) dua fitore të padiskutue­shme, pasi kemi bërë një punë intensive dhe kurrsesi nuk mund të mposhtemi nga Iliria. Unë jam në mbështetje­n tuaj dhe do të vazhdoj t'ju mbështes deri në momentin e fundit që do të jeni pjesë e kësaj skuadre. Jam krenar për këtë grup që kam ndërtuar dhe për gjithçka që kemi bërë së bashku. Të më falni nëse kam gabuar ndonjëherë me ju, mirëpo çdo gjë ka ndodhur në sensin e punës", ka qenë fjalimi i trajnerit përpara lojtarëve.

ALTERNATIV­AT - Pas dorëheqjes së trajnerit Santiliano Dule nga drejtimi i Tomorit, menjëherë kanë nisur të qarkullojn­ë emrat e parë për zëvendësim­in e tij. I pari që përflitet si kandidatur­ë për të marrë drejtimin e beratasve është trajneri me eksperienc­ë Kristaq Mile, i cili e ka drejtuar edhe më parë këtë skuadër. Emri i kandidatur­ës së dytë është ai i Gersi Arbrit. Ish-futbollist­i beratas, pak muaj më parë, mori licencën e trajnerit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania