Panorama Sport (Albania)

Kutrone-Andre Silva, ja “binjakët” e golit kuqezi

Paraqitja e dy të rinjve në Ligën e Europës rrezikon vendet në formacion të Kaliniçit dhe Susos

-

Fitorja e Milanit ndaj Austrisë së Vjenës vuri në qendër të vëmendjes paraqitjen e dyshes sulmuese Andre Silva-Kutrone. Sulmuesit e rinj lëvizën mirë duke treguar se dinë të kuptohen në fushë dhe, në fund të takimit, tabela e golashënue­sve tregonte nga dy gola për secilin. Duhet thënë se vija e parë u furnizua me krosime të shumta nga krahët, por u shërbye edhe vertikalis­ht. Rodrigez e Borini nga korsitë anësore dhe Çalhanoglu, Bilja dhe Kesi në qendër ishin një fabrikë pasimesh që vërtet u konkretizu­an, por mund të shfrytëzoh­eshin edhe më shumë. BINJAKËT E GOLIT - Paraqitja e tyre, përveç fitores, solli edhe një sërë pikëpyetje­sh në lidhje me përdorimin e tyre në kampionat nga ana e Montelës. Me Kutronen, që e ka provuar shijen e golit në Serinë A, portugezi i ardhur për 38 milionë euro po vuan shterpësin­ë brenda kufirit italian. Me Milanin në nevojë pikësh dhe golash, binjakët e golit kuqezi vënë seriozisht në rrezik pozicionin e titullarit të Nikola Kaliniçit, i cili deri tani ka qenë ndër të palëvizshm­it nga formacioni bazë i takimeve të fundit.

SHIFRAT - Ndaj Austrisë së Vjenës, Montela hodhi në fushë formacioni­n e 22-të në 22 takime të zhvilluara nga "Djalli" në sezonin 2017-'18. Përveç se të ardhurit e rinj, një faktor që ka ndikuar në ecurinë e kuqezinjve kanë qenë edhe ndryshimet e shumta tekniko-taktike, çka ka vonuar në njëfarë mënyre ambientimi­n e disa lojtarëve, ndër të cilët edhe Andre Silva që, megjithëse është golashënue­si më i mirë i Milanit në Europë, vazhdon të ulet rregullish­t në stol gjatë ndeshjeve në kampionat. I njëjti fat edhe për Kutronen, i cili nuk është bomberi i ekipit, por ka mesataren më të mirë realizuese në skuadër me 1 gol çdo 119 minuta. Rastësia bën që edhe për realizime Kutrone-Andre Silvë të ndajnë të njëjtin fat, pasi që të dy nuk shënonin që prej 28 shtatorit, datë në të cilën Milani mundte Rijekën, falë edhe golave të tyre. Me Suson jo në formë optimale dhe Kaliniç që duket se ka humbur disi rrugën, fati i Milanit, por edhe i Montelës kalon nga këmbët e binjakëve të golit kuqezi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania