Panorama Sport (Albania)

Reali kërkon Bonuçin në janar

Në Spanjë nuk kanë dyshime: “Los Blancos” do të tentojnë kapitenin e Milanit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Vitet e fundit, merkato ka treguar se shpesh aspekti ekonomik vlen më shumë se ai sportiv. Te Milani nuk duhet të jetë kështu, nëse marrim për bazë deklaratat e Marko Fasones, por në fund janë bilancet që tregojnë rrugën për t'u ndjekur. Administra­tori kuqezi është treguar ngaherë i qetë duke deklaruar: "Objektiv mbetet Champions-i, por nëse nuk kualifikoh­emi s'ka drama, thjesht do të shesim ndonjë yll të ekipit". Ditën e djeshme, mediat spanjolle flisnin për një yll që, me ose pa Champions, duket se nga Milani ka shumë gjasa të largohet.

KUSH? - Lista e të sakrifikua­rve nuk është fort e gjatë, me Suson, Donarumën që duken si më mundshmit për t'u larguar, por sipas disa gazetave iberike, "kurbani" kuqezi do të jetë Leonardo Bonuçi. Pikërisht kapiteni, i ardhur nga Juventusi katër muaj më parë për 42 milionë euro, duket se është një nga dëshirat e Realit, me Milanin që mund të bindet nga milionat që ofrojnë madrilenët, por edhe nga nevojat buxhetore. Vendimmarr­ja e UEFA-s në lidhje me planet kuqezi do të jetë një shpatë Damokleu për fatin e 30vjeçarit, i cili, siç shprehen burimet e mediave spanjolle, mund të zbarkojë në kryeqyteti­n iberik që në merkaton e janarit me Milanin që do të gjejë ngushëllim ekonomik.

FINANCAT - Milani duhet ende të derdhë 28 milionë euro në arkat e Juventusit dhe nuk mund të shesë lojtarin për një shifër më të ulët se 42 milionë eurot me të cilat u ble, megjithatë mes problemeve financiare që trumbetojn­ë mediat amerikane dhe "Fair Play Financiar" të vonuar nga UEFA, Fasone mund të mos jetë më aq i qetë në javët në vijim dhe të detyrohet të ulet të bisedojë me Florentino Perezin. Ndërkohë, për të ushqyer edhe më shumë lajmin, ka menduar Serxhi Ramos, i cili në verë u përfol se kishte ndaluar pikërisht transferim­in e Bonuçit në Madrid. Pikërisht kapiteni madrilen postoi një foto me maskë mbrojtëse dhe një moto të huazuar pikërisht nga Bonuçi...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania