Panorama Sport (Albania)

Akuzat për përdhunim, ja si braziliani “driblon” dënimin

-

Pasi një gjykatë italiane dha dënimin prej nëntë vitesh burg për Robinjon si pjesëmarrë­s në një përdhunim në grup ndaj një shtetase shqiptare, lind natyrshëm pyetja se cilat janë shanset që futbollist­i të përfundojë vërtet në burg. Edhe pse dënimi është i formës së prerë, braziliani nuk mund të përfundojë në burg, të paktën për momentin. Pikë së pari, pasi futbollist­i, i cili aktualisht luan në Atletiko Mineiro në Brazil, ka të drejtë ta apelojë vendimin, por edhe sepse Brazili nuk e lejon ekstradimi­n e shtetasve të tij.

RASTET - Robinjo do të apelojë vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë. Pas kësaj procedure mund të përballet me dy situata: sipas të parës, gjykata mund të zvogëlojë dënimin, ta konvertojë në një gjobë financiare ose edhe ta hedhë poshtë krejtësish­t. Në rastin e dytë dhe atë më të keq, nëse ai çon përpara betejën e tij ligjore dhe shpallet përsëri fajtor, atëherë ai duhet të shlyejë dënimin në Itali, si shteti ku ai ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet. Për Robinjon ka edhe një mundësi të tretë për t'i shpëtuar burgimit, por në këtë rast ai nuk duhet të udhëtojë drejt Europës, apo shteteve që kanë një marrëveshj­e ekstradimi me shtetin italian për sa u përket individëve që kanë marrë një dënim të formës së prerë në Itali.

VENDIMI - Në rast se shpallet fajtor, shteti italian duhet t'i kërkojë atij brazilian ekstradimi­n, por Kushtetuta e Brazilit e pengon ndaj lojtari mund t'ia "hedhë" me një dëmshpërbl­im ndaj palës akuzuese.

Vetë Robinjo ka sqaruar pozicionin e tij nëpërmjet një postimi në rrjetin "Facebook" duke mohuar përfshirje­n e tij në ngjarje dhe duke shtuar se është angazhuar ligjërisht për të zbardhur çështjen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania