Panorama Sport (Albania)

Hernandez: Ikardi anormal, një "makinë golash" si CR7

-

Golat, paraqitjet e jashtëzako­nshme, faqet e para të gazetave: Mauro Ikardi bën të flitet për të me ato çka tregon në fushën e lojës me fanellën e Interit, duke iu rikthyer në mendje atij që e ka njohur që të ri në lëvizjet e atyre kohëve. Është rasti i Suso Hernanrez, trajner i argjentina­sit për 7 vite në radhët e Vesindario­s, i cili ka dashur të rrëfejë disa anekdota për faqen "El Espanol" të atyre viteve të para në fushat e blerta të bomberit: "Kujtoj që ishte diçka anormale. Nuk ishte bomberi klasik i zonës së rreptësisë si tani. Këtu bënte gjëra që nuk ishin normale për një lojtar të moshës së tij".

100 GOLA - Mauro Ikardi lindi në Rozario në vitin 1993, hodhi hapat e para si futbollist në skuadrat lokale, por në vitin 2002, për shkak të krizës ekonomike të vendit, familja e tij zhvendoset në Las Palmas, në Ishujt Kanarie. Këtu hedh hapat e para (pikërisht te Vesindario, klubi i tij i parë), ku Mauro shfaq talentin që do i japë mundësinë më pas të kalojë në radhët e Barcelonës: "Stërvit prej 20 vitesh, nga Ishujt Kanarie kanë dalë lojtarë shumë të mirë edhe në nivel ndërkombët­ar, por si ai nuk kujtoj askënd. Mbaj mend që fitonte finalet i vetëm. Ishte i aftë të krijonte një gol tërësisht vetëm duke u liruar edhe nga pesë kundërshta­rë. Një herë, në një finale kundër Las Palmas, që këtu është një skuadër e fortë, shënoi shtatë gola. Kishte një mesatare prej më shumë se 100 rrjetash në sezon: një makinë goli".

KALIMI TE BARÇA - "Si Ikardi kujtoj shumë pak lojtarë, shënonte shumë dhe kërkonte gjithmonë konkurrenc­ën. Është lloji i lojtarëve që bën karrierë. Kujtohem që merrte topin dhe shënonte duke kaluar gjashtë lojtarë. Dhe jo kundër skuadrave të dobëta, jo: kundër Tenerifes, Las Palmasit, Portos, Sevijas, Espanjolit. Në atë periudhë më kujtonte Henrinë për nga fuqia, lëvizjet me top dhe elegancën. Me kalimin e viteve u bë më i ngjashëm me Kristiano Ronaldon, mbi të gjitha për vullnetin dhe urinë për sukses. Thirrja e Barcelonës? Ishte një lojtar i ngjashëm me Ibrahimovi­çin", saktësoi Suso. "Skuadra kishte nevojë për një tjetër tip sulmuesi. Nisi të bëhej i famshëm në moshën e adoleshenc­ës dhe mendoj se nuk e menaxhoi mirë atë moment. Nuk ishte klubi ideal për të dhe as ai nuk po kalonte momentin e tij më të mirë. Interesim nga Reali i Madridit? Si lojtar mendoj se është më i përshtatsh­ëm për Atletikon e Madridit, te Reali kam dyshime lidhur me bashkëjete­sën me një si Kristiano Ronaldo, që gjithashtu është një goleador i lindur. Mendoni se çfarë do të simbolizon­te për një klub si ky (Vesinario), qoftë edhe një përqindje e vogël e një transferim­i prej 100 milionë eurosh. Do shpëtonte entitetin duke mbuluar çdo borxh".

 ??  ?? Mauro Ikardi me fanellën e Vesinardio, skuadra e tij e parë, që e ka mbajtur luajtur mes sezoneve 2002-08: në ligat e moshave ka shënuar me shumë se 500 gola
Mauro Ikardi me fanellën e Vesinardio, skuadra e tij e parë, që e ka mbajtur luajtur mes sezoneve 2002-08: në ligat e moshave ka shënuar me shumë se 500 gola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania