Panorama Sport (Albania)

Uli Hënes, zbardhet bilanci i vitit

-

Uli Hënes ka festuar gjatë ditës së sotme plot një vit pasi është rizgjedhur president i klubit të kampionëve gjermanë. Mirëpo, në një vit për klubin bavarez ai ka ndryshuar mjaft gjëra duke i dhënë një formë tjetër Bajernit dhe skuadrës. Ndryshe nga vitet e kaluara, ku natyra e presidenti­t Hënes ka qenë e vrazhdë, gjatë vitit të fundit ai është kthyer në një njeri edhe më të qetë e paqësor. Kjo është vënë re edhe në disa prej deklaratav­e të tij, sikurse ka qenë ajo ndaj skuadrës së Lajpcigut. Disa kohë më parë Uli Hënes ka dhënë disa deklarata të forta ndaj Lajpcigut, ku tha: "Kemi një armik të dytë pas Dortmundit. Ai është Lajpcigu". Por kritikët nuk e kanë mirëpritur faktin që Hënes përdori termin "armik". Menjëherë pas këtyre deklaratav­e ai ka kërkuar falje publike duke sqaruar se ka dashur të thotë "rivalë". Ja si e ka drejtuar Bajernin presidenti Uli Hënes gjatë këtij viti: INFLUENCA - "Isha i bindur për Hënesin. Kjo është mënyra e tij e jetesës. Ai gjithmonë ka ditur si të ketë të gjithë kontrollin e klubit të Bajernit", tha presidenti i Shalkes, Klemens Tënis. Pozita që Hënes gëzon në klubin e kampionëve gjermanë, i jep atij më tepër fuqi për të marrë edhe vendime të rëndësishm­e edhe për pjesën e biznesit. Hënes nuk ka reshtur kurrë së bëri maksimumin për të gjetur mënyra dhe opsione të reja në të mirë të klubit bavarez. Pasi ka arritur të gjejë harmoninë me drejtorin ekzekutiv, Karl Hainz Rumenige, ai është kthyer në shtyllën dhe ikonën e këtij klubi. VENDIMET MBI STAFIN - Presidenti Hënes ka qenë një partizan i frymës së vjetër të klubit të Bajernit. Gjë që e ka shfaqur edhe me emërimet e bëra në stafin e këtij klubi. Madje, një prej filozofive të tij është edhe emërimi i ishlojtarë­ve dhe figurave të njohura të Bajernit në bordin drejtues ose në stafin e klubit. I pari ishte Uilli Sanjol si asistent i trajnerit Ançeloti, më pas Hasan Salihamixh­iç. Ndërsa së fundmi është bashkuar edhe Myler Volfart. FILOZOFIA - Presidenti i klubit bavarez ka pasur një "fiksim" të madh për të drejtuar skuadrën me anë të legjendave të klubit të Bajernit, por shpesh gjërat nuk kanë shkuar si duhet në këtë aspekt dhe filozofia e tij ka marrë tepër kritika. Kjo, pasi nuk po ndiqen metodat e duhura në aspektin menaxheria­l të skuadrës. Një episod ka qenë edhe ai me Filip Lahmin, të cilin Hënes donte ta emëronte drejtor sportiv te Bajerni, por ishkapiten­i nuk pranoi. Një tjetër faktor ishte largimi i Mikael Reshkes në Shtutgart dhe problemet me Holger Badshtuber­in, të cilat krijuan tepër polemika për drejtimin e Bajernit nga Hënes.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania