Panorama Sport (Albania)

Hejnkes, ‘ultimatum’ Bajernit

“Duhet të ruajmë ritmin, jam zgjidhje e përkohshme në stolin bavarez”

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Skuadra e kampionëve gjermanë do të përballet në javën e 13-të të Bundesligë­s me Gladbahun në stadiumin "Borusia Park", në të cilin trajneri legjendar Jup Hejnkes ka fituar në vitin 1971 edhe titullin e tij të parë si kampion në Gjermani. Hejnkes ka folur në konferencë­n për shtyp duke sqaruar mbi formën e skuadrës.

Pas problemeve ndaj Anderlehti­t, si është forma e skuadrës për këtë përballje?

Gjatë pjesës së parë në përballjen me Anderlehti­n kemi pasur probleme me përqendrim­in dhe me koordinimi­n, por janë gjëra që ndodhin. Megjithatë lojtarët e mi e dinë që probleme të tilla nuk duhet të përsëriten. Korentin Toliso ka luajtur mjaft mirë në sfidën me belgët dhe do të jetë gjithashtu në formacioni­n ndaj Gladbahut së bashku me Hames Rodrigez. Duam që ta fitojmë me çdo kusht këtë përballje edhe pse nuk do ta kemi të lehtë, sidomos me lojtarët që na mungojnë si pasojë e dëmtimeve. Megjithatë, Kingsli Koman ka luajtur shumë mirë gjatë stërvitjes dhe është një opsion i mirë pas dëmtimit të Arjen Roben.

A mendoni se Bajerni e ka të sigurt titullin në Bundesligë?

Është ende shumë herët për t'u konsiderua­r kampionë të Gjermanisë. Në garën për titull janë shumë skuadra, të cilat kanë potencial të madh si Dortmundi dhe Lajpcigu, ndaj nuk dihet ç'mund të ndodhë deri në fundin e sezonit. Futbolli nuk është asnjëherë diçka e sigurt.

Si ndiheni për rikthimin në Gladbah pas largimit në vitin 2013?

Në vitin 2013 ka qenë edhe ndeshja ime e fundit në Bundesligë si trajner, pasi e ndieja që kishte ardhur momenti që ta mbyllja aty karrierën

time si trajner. Edhe tani jam një zgjidhje e përkohshme për Bajernin, pasi më kanë kërkuar të jap ndihmën time në disa momente të vështira për këtë skuadër. Përballja ndaj Gladbahut është një emocion i jashtëzako­nshëm për mua, por shpresoj ta përballoj

mirë dhe të fitojmë.

Çfarë mendimi keni për Xhoshua Kimish?

Ai është një lojtar i jashtëzako­nshëm, por mendoj se ka ende kohë për të mësuar. Kimish është ende i ri dhe do të ketë mjaft për të fituar si profesioni­st. E njëjta gjë

sikurse me Filip Lahm deri në momentin kur u shndërrua në një prej mbrojtësve më të mirë në Europë së bashku me Dani Alvesh. Kimish e dashuron detyrën e tij.

Si i shihni kundërshta­rët e Gladbahut?

Do të jetë një përballje tepër e vështirë për ne, pasi do të na duhet të luajmë ndryshe nga herët e tjera si pasojë e dëmtimeve. Gladbahu është një skuadër, e cila ka arritur të rritet me hapa të mëdhenj gjatë viteve të fundit dhe janë bërë edhe më të rrezikshëm. Diter Heking ka bërë një punë të shkëlqyer me skuadrën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania