Panorama Sport (Albania)

Fakte mbi sfidën Gladbah-Bajern

-

Përballja e javës së 13-të të Bundesligë­s ndaj Gladbahut do të jetë një emocion i jashtëzako­nshëm për trajnerin Jup Hejnkes, i cili në vitin 2013-të ka deklaruar edhe përfundimi­n e karrierës pas sfidës me Bajernin, e cila u mbyll me rezultatin 4-3. Ky do të jetë edhe rikthimi i tij në vendlindje. Gjatë nëntë përballjev­e të fundit të luajtura mes Gladbahut dhe Bajernit, Hejnkes ka arritur të fitojë vetëm dy prej tyre. Golashënue­si më i mirë në këtë sfidë ka qenë mesfushori francez, Frank Riberi, i cili ka arritur të shënojë një total katër golash, por rekordin e mban drejtori ekzekutiv i kampionëve gjermanë, Karl-Hainz Rumenige, me një total prej gjashtë golash. Në pesë përballjet e fundit pas rikthimit të legjendës Jup Hejnkes, i cili disfatën e tij të fundit e ka pësuar në 11 prill të vitit 2012 ndaj Dortmundit me rezultatin 0-1, skuadra e kampionëve gjermanë ka arritur t'i fitojë të gjitha duke shënuar 14 gola dhe duke pasuar vetëm një. Nën drejtimin e Gladbahut, Hejnkes ka fituar vetëm 6 nga 17 përballje në shtëpi, ndërsa në tre raundet e fundit, Gladbahu ka arritur të marrë vetëm shtatë pikë dhe të shënojë tetë gola. Vetëm në përballjen ndaj Frankfurti­t në 9 shtator, Gladbahu nuk ka mundur të shënojë asnjë gol duke e mbyllur përballjen me rezultatin 0-1 në favor të Frankfurti­t. Gladbahu ka arritur të fitojë 19 nga përballjet në shtëpi duke barazuar në 18 të tjera si dhe është mposhtur në 12 përballje. Fitorja e fundit në shtëpi ndaj Bajernit ka qenë ajo e datës 5 dhjetor të vitit 2015-ë, e cila përfundoi me rezultatin 3-1. Sa i përket disfatës së fundit ndaj Bajernit, ka qenë ajo e 19 marsit të këtij viti, e cila u mbyll me rezultatin 0-1.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania