Panorama Sport (Albania)

Steaua e Bukureshti­t do Qakën

Flet presidenti Bekali: E pashë vetëm një ndeshje dhe u mahnita nga loja e tij

- GENTJAN ALINANI

Steaua e Bukureshti­t kërkon Kamer Qakën. Ekipi i njohur rumun është hedhur në sulm për mesfushori­n e Kombëtares shqiptare, i cili u grumbullua për herë të parë nga Kristian Panuçi për ndeshjen miqësore me Turqinë. Por, nëse për ne kjo ishte risi, duket se në Rumani Qaka është një lojtar i njohur dhe po kalon një moment shumë të mirë me ekipin e tij Poli Iasi. Përpara disa ditësh në kampionati­n rumun, Qaka u përball me Steauan e Bukureshti­t dhe ishte një nga më të mirët në fushë. Diçka e tillë i tërhoqi vëmendjen presidenti­t të këtyre të fundit, Xhixhi Bekali, i cili u mahnit nga performanc­a e shqiptarit. "Fanatik" shkruan se Qaka është një nga objektivat e Steauas për merkaton e janarit, por fillimisht duhen bindur drejtuesit e skuadrës që zotëron kartonin e tij. Për këtë çështje ka folur vetë Bekali, i cili ka vlerësuar maksimalis­ht shqiptarin, duke thënë se ishte një lojtar fantastik. Deklaratë, e cila i ka nxitur mediat rumune të shkruajnë se mesfushori 22-vjeçar mund të afrohet në ekipin që lufton për titullin kampion në Rumani.

BEKALI - Presidenti i Steauas e ka thënë hapur se pëlqen Qakën. "Më pëlqen shumë ai lojtar. Unë e kam parë thjesht në një ndeshje dhe kuptova që është shumë i mirë. Nuk e di nëse do ta transferoj­më, por di të them që është një lojtar shumë interesant. Ne kemi shumë mesfushorë, por ai është i mirë", tha Bekali. Numri një i Steauas dhe drejtuesit e Poli Iasi kanë nisur bisedimet për arritjen e një marrëveshj­eje që në merkaton e janarit. Me Kombëtaren shqiptare, Qaka debutoi në ndeshjen me Turqinë dhe luajti disa minuta në pjesën e dytë, duke dhënë sinjale se është një lojtar shumë interesant dhe i vlefshëm për projektin që ka nisur trajneri Kristian Panuçi. Qaka luan si mesfushor shkatërrue­s dhe është shumë i fortë fizikisht.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania