Panorama Sport (Albania)

12 vite nga vdekja e Xhorxh Bestit, kush ishte farmacisti nga Tirana që tentoi t'i shkonte në varrim

Historia e rrallë e shqiptarit që u "fiksua" gjithë jetën me yllin britanik

- Nga UVIL ZAJMI

Sot, më 25 nëntor, Xhorxh Best ka përvjetori­n e ndarjes nga jeta. "Futbolli ka humbur Xhorxh Bestin, 'El Beatle', poetin e këtij sporti" shkruhej në atë periudhë. Por, pakkush e di se një moment i karrierës së tij është i lidhur edhe me Shqipërinë. Ishte koha kur Irlanda e Veriut, në mënyrë surprizë, barazoi në "Qemal Stafa" duke u eliminuar nga finalet e Botërorit anglez 1966. Bashkë me të, një histori e rrallë kjo e Adem Mahas, djalit të të mirënjohur­it Elez Maha. Jo se e ka mbajtur sekret, por koha dhe pak indiferent­izëm e kanë bërë ta lërë në harresë. E ndërsa vjen fundi i çdo nëntori, kur e gjithë bota e kujton edhe ai i rikthehet me shumë pasion dhe e rrëfen tani pas shumë vitesh atë moment që e lidhi përjetësis­ht me kolosin e futbollit botëror, Xhorxh Best. Nga fusha e Pallatit të Pionierëve, ndeshja në "Qemal Stafa" me Irlandën dhe tentativat nga aeroporti i Londrës për të marrë pjesë në varrimin e tij. Një jetë e Mahës nën shenjën e Bestit, nga moda, flokët, basetat, që edhe sot e shoqërojnë farmacisti­n e njohur të kryeqyteti­t, një pasionant i madh i sportit, tifoz i Dinamos dhe i Milanit të Riverës.

CILI ISHTE XHORXH BEST? Një nga futbollist­ët më të mirë të të gjitha kohërave. 175 cm i gjatë, ai është një ndër dribluesit më të mëdhenj të historisë, një sulmues i shkëlqyer, me teknikë të lartë, forcë fizike, start, i zoti në lojën në ajër dhe rezistent në përplasje. Edhe pse fiziku nuk i garantonte një performacë të tillë, ai nuk i njihte mbrojtësit, të cilët i kalonte me shumë lehtësi. I quajtur "I Pesti i Beatles", si futbollist­i parë që i ka imituar me flokët e gjata të ngjashme me ato të grupit muzikor nga Liverpuli. Është fitues i Kupës së Kampioneve në vitin 1968, Manchester United-Benfika 41, luajtur në Londër dhe një vit më vonë i "Topit të Artë".

GOLI I JETËS

QË I ANULUAN

Best është protagonis­t i një prej episodeve më të famshme të karrierës së tij gjatë një ndeshje duke realizuar një ndër golat më spektakola­rë kundër përfaqësue­ses angleze. Më 15 maj 1971, ndërsa portieri Gordon Banks largon topin, Best me intuitën që e karakteriz­onte, edhe pse shumë larg tij, me këmbën magjike e godet menjëherë topin në drejtim të portës së boshatisur që ka përfunduar në rrjetë. Por, papritur dhe pa asnjë motiv ai është anuluar nga arbitri Alistair Mackenzie. Në karrierën e tij luajti me Manchester United nga viti 1963 deri 1974, pastaj transferim­i në SHBA, kthimi në Europë. E mbylli karrierën në vitin 1984 me klubin Bournemout­h në moshën 38-vjeçare.

BEST, JETA MIDIS FUTBOLLIT, ALKOOLIT DHE FAMËS

I goditur nga sëmundjet e shkaktuara nga alkooli, në vitin 2002, ai i nënshtrohe­t një transplant­i të mëlçisë, kur ishte në moshën 56- vjeçare. Më 2 tetor 2005 shtrohet në një klinikë private në Londër, nën një terapi intensive, këtë radhë për mushkëritë. Në fund të nëntorit gjendja shëndetëso­re fillon të përkeqëso- het dhe me 20 nëntor, një revistë angleze, krahas një fotoje të Bestit në gjendje të rëndë shtrirë në krevat, publikon shprehjen publike të tij: "Mos vdis si unë". Ishte djali Calum që i qëndroi afër në ditët e fundit të jetës, që u komunikoi gazetarëve lajmin e ndarjes nga jeta më 25 nëntor. Funerali u zhvillua më 2 dhjetor 2005, në Belfast dhe ai u vendos pranë varrit të nënës së tij. Më 22 maj 2006, në rastin e 60-vjetorit të lindjes, aeroporti i Belfastit mori emrin e tij. Ndërkohë, figurës së Xhorxh Bestit i është dedikuar një film biografi, interpretu­ar nga John Lynch.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Best duke shënuar me fanellën e Manchester United
Best duke shënuar me fanellën e Manchester United
 ??  ?? Shqipëria kundër Irlandës së Veriut, nga e majta: Shllaku, Janku, Halili, Frashëri, Kasmi, Rragami, Zhega, Mema, Rudi, Haxhiu, F. Andoni.
Shqipëria kundër Irlandës së Veriut, nga e majta: Shllaku, Janku, Halili, Frashëri, Kasmi, Rragami, Zhega, Mema, Rudi, Haxhiu, F. Andoni.
 ??  ?? Best me gruan
Best me gruan
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania